Home Gjeo-Ekonomia Paguan për serbët e Veriut, banorët e Kosovës do të kompensohen për...

Paguan për serbët e Veriut, banorët e Kosovës do të kompensohen për faturat e fryra të energjisë

Gjykata Kushtetuese këtë javë konfirmoi vendimet e Gjykatës Themelore dhe asaj Supreme duke marrë vendim për kompensim të qytetarëve të Kosovës të cilëve iu ishte fryrë fatura e energjisë për të mbuluar shpenzimet e katër komunave veriore të cilët nuk paguanin energjinë elektrike.

Prej periudhës 6 shkurt 2012 deri më 20 tetor 2017 qytetarët e 34 komunave të tjera kishin paguar energjinë për ata që jetonin në Zubin Potok, Mitrovicë e Veriut, Zveçan dhe Leposaviç në vlerë mbi 40 milionë e 855 mijë euro.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut e ka mirëpritur vendimin, por pretendojnë se dëmi që është shkaktuar është shumë herë më i lartë.

Pas vendimit të Kushtetueses, kërkohet nga Prokuroria që të hetojë se mbi ç’bazë ligjore u mor vendimi që energjia e shpenzuar në veri t’iu faturohet qytetarëve që jetojnë në komuna të tjera.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë nuk iu përgjigj interesimit të A2 CNN nëse ka vendosur si dhe kur do të kompensojë konsumatorët e dëmtuar. Qytetarët në Prishtinë janë të kënaqur që do të kompensohen për këtë padrejtësi, pavarësisht se si do të ndodhë ajo.

Qytetarët në katër komunat veriore së fundmi kanë pranuar faturat e energjisë për herë tëpas që pas përfundimit të luftës.

360grade.al

Share: