Home Gjeo-Ekonomia Zbardhet një pjesë e emrave, Pirro Dhima, kandidat për eurodeputet me Demokracinë...

Zbardhet një pjesë e emrave, Pirro Dhima, kandidat për eurodeputet me Demokracinë e Re në Greqi

Partia “Demokracia e Re” në Greqi ka shpallur 28 emrat e parë të kandidatëve të saj për zgjedhjet evropiane të 9 qershorit. Zbulimi i listës zyrtare do të bëhet menjëherë pas konferencës së partisë në një ngjarje speciale që do të zhvillohet mes 10 dhe 15 prillit.

Në listen e publikuar deri tani, ndër emrat e propozuar bën pjesë edhe Pirro Dhima, ish-peshëngritës dhe zv.president i Federatës Botërore të peshëngritjes. Ish-peshëngritësi Pirro Dhima dikur ka bërë bujë me deklaratat për origjinën e tij. Në një intervistë të mëhershme shkaktoi reagime të shumta nga të dyja anët e kufirit. “Unë jam një grek i lindur në Shqipëri”.

Ndërkohë prej javësh në media ka qarkulluar lajmi se edhe kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, i cili momentalisht është në burg për korrupsion në zgjedhje, pritet të jetë ndër emrat e propozuar nga “Demokracia e Re” për eurodeputet.

360grade.al

Share: