Gazetari investigativ, Artan Hoxha, u pyet në emisionin “Të Paekspozuarit”, se nga i merr informacionet ish kryeministri Sali Berisha. Hoxha hodhi dyshime se videon e publikuar një ditë më parë, nga “qytetari dixhital” për tonelatat e drogës në Babicë, Berisha e ka siguruar nga prokurori tropojan, Besim Hajdarmataj.
Hoxha: Kush e filmoi videon dje në Babicë? Sipas operacionit, u kujdes që asnjë nga punonjësit e policisë të mos kishte celular, por doli video në facebook e Berishës. Pra, ishin oficerët e prokurorisë të cilët kishin celularë dhe ata e filmuan. Prokurori që ka dosjen e Tahirit është Besim Hadarmataj dhe ka hetuar 150 vrasje në Tropojë dhe s’ka asnjë të arrestuar. Ai tani po arreston Saimir Tahirin./TPZ.AL/