Një delegacion i lartë nga Parlamentit Federal Gjerman, që përfshinte Prof. Dr. Rita Sussmuth, ish Presidente e Parlamentit Federal Gjerman (1988-1998), Otto Bernhardt, ish anëtar i Parlamentit Federal Gjerman (1988-2009) dhe i Bordit të Fondacionit Konrad-Adenauer, Martin Patzelt, Anëtar i Parlamentit Federal Gjerman, Komiteti për Familjen, Gratë dhe Rininë, Thomas Nord, Anëtar i Parlamentit Federal Gjerman, Komiteti për Punët e Bashkimit Europian,dhe Christian Zimmermann, kryeredahtor i buletinit “spotlight” dhe Hille Gasejacob, President nderi i Unionit DBSH. udhëtuan për në Shqipëri për të vizituar kompleksin e Muxhahedinëve iranianë në Manzë, Durrës, dhe për të marrë pjesë në një konferencë në Tiranë, me titullin: “Kërcënimet e fondamentalizmit islamik, dhe sponsorizimi shtetëror i terrorizmit nga regjimi iranian në Europë dhe Ballkan”.
Delegacioni gjerman vizitoi kompleksin e banimit të Muxhahedinëve iranianë, në Manzë, Durrës, dhe bisedoi me anëtarët e MEK rreth kushteve të tyre kohët e fundit. Dr. Sussmuth, dhe delegacioni gjerman, i cili ka luajtur një rol aktiv në transferimin e anëtarëve të MEK nga Iraku në vendet europiane, gjatë vizitës në vende të ndryshme të kompleksit, shprehën mirënjohjen e tyre që anëtarët e MEK ndodhen në një vend të sigurtë.
Të hënën në mbrëmje, delegacioni gjerman, së bashku me disa parlamentarë shqiptarë, mori pjesë në një konferencë në Tirana International Hotel, të titulluar “Kërcënimet e fondamentalizmit islamik, dhe sponsorizimi shtetëror i terrorizmit nga regjimi Iranian në Europë dhe Ballkan”. Folësit në konferencë, duke përmendur veprimtaritë terroriste të regjimit iranian, përfshirë komplotet kundër MEK në Tiranë në mars 2018, dhe në Paris më 30 qershor 2018, dhe arrestimin e agjentëve të regjimit në Gjermani, Belgjikë dhe Francë, deklaruan se regjimi iranian i ka shkelur të gjithë kufijtë, dhe një diplomat iranian ia ka dorëzuar personalisht eksplozivët agjentëve të tjerë. Policia gjermane e arrestoi këtë diplomat më 1 korrik, dhe e ekstradoi më 2 tetor tek autoritetet belge. Më 2 tetor, zyrtarët francezë shpallën se komploti për të sulmuar tubimin e Parisit ishte organizuar nga shërbimet e inteligjencës së Teheranit. Franca ka ngrirë asetet që i përkasin Ministrisë iraniane të Inteligjencës.
Folësit në konferencë thanë gjithashtu se kjo valë e re terrorizmi pasqyron paaftësinë e regjimit për t’u përballur me një kryengritje mbarëkombëtare që ka filluar në fund të 2017-ës dhe vazhdon edhe sot. Teherani fajëson PMOI-në për organizimin e protestave dhe grevave. Grevat e vazhdueshme në Pazarin e Tehranit e në shumë qytete të tjera, si dhe greva e qindra mijëra shoferëve të kamionëve, janë më të fundit në këtë seri protestash.
Së bashku me shtypjen brenda vendit dhe terrorizmin jashtë tij, regjimi iranian e ka zgjeruar fushatën e tij keqdashëse të denigrimit të opozitës iraniane duke përdorur shërbimet e operativëve të tij, të cilët kanë infiltruar disa media perëndimore. Regjimin e ka xhindosur zhvendosja e sigurtë e të gjithë anëtarëve të PMOI-së në Shqipëri, pasi kishte dështuar në përpjekjen për t’i asgjësuar ata në Irak apo për t’i detyruar të dorëzohen e të kthehen në Iran. Duke sajuar gënjeshtra absurde si pretendimi se PMOI ka krijuar një qeveri brenda një qeverie apo se po i mban anëtarët e saj kundër vullnetit të tyre, është e qartë se Teherani po krijon terrenin për veprime të mëtejshme terroriste kundër tyre.
Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për pavërtetësinë e këtyre pretendimeve; përvoja jonë prej dy dekadash me këtë opozitë e bën të qartë se ajo është një lëvizje vërtet demokratike, e përgjegjshme dhe e besueshme, qëllimi i vetëm i së cilës është të themelojë demokracinë dhe të drejtat njerëzore në Iran. Ajo respekton thellësisht popullin dhe ligjet e Shqipërisë dhe ka krijuar marrëdhënie miqësore me kombin që e ka mirëpritur. Siç njihet edhe nga udhëheqësit shqiptarë, duke i pranuar këta refugjatë, Shqipëria e ka ngritur pozitën e saj brenda Bashkimit Europian si dhe në mbarë botën. Anëtarët e PMOI-së po punojnë për të çliruar atdheun e tyre vullnetarisht dhe në liri të plotë. Askush nuk po mbahet në Shqipëri kundër vullnetit të tij/saj