Home KRYESORE ÇUPË PËR BURRIN TIM?!

ÇUPË PËR BURRIN TIM?!

Nga Haberet e Mitro Celes

Më ra në dorë një esse. E shkruante një femër amerikane. Për veten e saj. Titulli:” ” I’ll go out, to get a ëoman for my husband” ( Do të dal jashtë, të gjej një grua për burrin tim.) Historia. 35 vjet të martuar. Jetonin të lumtur. Kur burri mbushi 60 vjeç u plogështua. Kandari nuk I priste. Humbi humorin. Nuk e zbërthente gojën. Shkonte me shkelma në punë.

Hall mbi hall, shkruan gruaja…Shkova tek psikologu. I qava hallin. Më foli hapur, duke përdorur si illustrim teorinë e Frojdit…Martesa e gjatë, e kthen gruan në motër. …Kur burri fërkon këmbën e gruas, I duket sikur kap këmba e tij. Nuk ka interes për sekse…E do burrin?-Pyeti psikologu…Shumë,- tha gruaja…Ka një rrugë dalje. Duhet ti gjesh një femër…Ta bëhet myslyman, duke u bërë synet?…Jo. Me zarar. Ta kesh burrë me të dashur…

Dhe siç shkruan amerikanja, kërkoi dhe gjeti një vajzë të re dhe seksi…Dhe burri u gëzua…Dhe kandari u gjallërua…Bile bile, kërkonte dhe bënte sekse-më rrallë- edhe me gruan?!

Zoti e bekoftë Amerikën? Në Shqipëri burri 65 vjeç. Bëhet xhelos për gruan që I hap shalët dyqanxhiut të fshatit. Rrëmben çiften. Shkon në hapsanë me kokën lart- çështje nderi?! Gruaja 60 vjeçe bëhet xhelos se burri e përdredh me dhaskalicën e fshatit. Rrëben sopatë. Trutë përshesh…Në burg…

E printova esse-në dhe ja lashë mbi tavolinë Ezmerkës. E hapi. E lexoi. Ngrysi vetullat. E palosi. E grisi dhe e hodhi në kosh…Nuk të pëlqeu?…Njësoj si ato proçkat që shkruan zotria tate?…

I them: “Kur burri është I sëmurë, gruaja amerikane përdor çdo mjet. E ka thënë dhe Makiaveli:” Mjeti justifikon qëllimin?”

-I gjori ti?…Po pse nuk më le mbi tavolinë esse tjetër amerikane për ilaçin e miut?… Pak e nga pak në filxhanin e kafesë…Sa burri ngriti patkojtë?!

Share: