Home Me te Rendesishmet Flet nga Parisi ish-Miss Albania, arkitektja dhe aktorja Egla Harxhi

Flet nga Parisi ish-Miss Albania, arkitektja dhe aktorja Egla Harxhi

0

Ju tregoj misteret e jetës si Mis, arkitekte dhe tashmë si aktore

Nga Albert Z. ZHOLI

Një vajzë e bukur, elegante, e zgjuar, plot humor dhe që flet me një gjuhë të bukur letrare. Biseda me të është e këndshme, pasi dhe pse e re në moshë ajo ka një pjekuri për ta pasur zili dhe eksperienca pune të lavdërueshme. Konkurroi për “Mis Albania” fare rastësisht por e fitoi atë bindshëm. Studioi për arkitekturë duke ecur në rrugën e prindërve, por më pas, filloi studimet për aktrim në Francë dhe tashmë është kërkuar për të luajtur disa filma. Jeta e saj është sa interesante po aq dhe e vështirë, pasi ajo në jetë kërkon të vështirën dhe jo limonadën.

Në moshën 15-vjeç jeni shpallur Miss Albania, kush ishte nxitës për të marrë pjesë në këtë konkurs bukurie? Flitet para 10-vjetëve dhe ishte një nismë që donte dhe kurajë?

Në fakt nuk kisha asnjë plan për të marrë pjesë në Miss Albania  2006. Pra as prindërit dhe askush tjetër nuk ishin iniciatorë për të hyrë në këtë konkurs.  Isha vetëm 15-vjeç dhe nuk e çoja në mend këtë ndërmarrje. Por ja një ditë isha në një bar me një shoqen time dhe një nga agjentët  e Vera Grabockës, kalon atu dhe na shikon. Afrohet dhe na thotë, vajza keni qejf të merrni pjesë tek “Miss Albania”?  Unë deri atë moment isha e fokusuar tek edukimi dhe mësimet.  Isha edukuar me frymën  për tu bërë dikush në jetë. Isha e lindur mes librave, isha e lidhur shumë me to, isha e lidhur me kinematografinë dhe me muzikën më të bukur botërore. Bota e miseve në atë kohë nuk ishte tek unë. Në momentin që agjenti na pyeti, ne meqë ishim në pushimet e verës, menduam të shkonim. Nëse do isha vetëm nuk e di nëse do të vendosja të shkoja apo jo. Pra shkuam të dyja dhe kurrë nuk e prisja dhe kurrë nuk e mendoja se do të fitoja. Në fillim e morëm si një aventurë të bukur që më pas u kthye në një eksperiencë pot ë bukur.  Pra u gjenda mes një  fitoreje të pamenduar dhe të pa ideuar seriozisht.

Kush ishte i pari që të përgëzoj për fitoren?

I pari ishte babi, Ilir Harxhi, i cili u ngjit në skenë.  Më përqafoi dhe më uroi.

Po pas kurorëzimit, a e quajte diçka të madhe ndryshe nga fillimi?

egla harxhi4Po. Duke parë vlerësimet dhe interesimin e publikut, titullin e vlerësova jashtë mase më pas. Ndërsa prindërit e vlerësuan jashtë mase. Madje ata ishin shumë të entuziazmuar pasi kishin parasysh moshën e re  dhe si erdhi në mënyrë të papritur. Ishte një eksperiencë që tani e kujtoj me nostalgji.

Sa kohë i përjetove këto emocione?

Normalisht muajt e parë ishin ato që kjo situatë ishte pranë meje.  Për muaj të tërë jetoja me statusin e Misit pasi njerëzit nuk më thërrisnin më Egla por Misi, Misi. Ndjeja dhe kënaqësi pse ta fsheh.  Kjo fitore bëri dhe atë që të përjetoj një lloj mbylljeje në vetvete dhe për këtë arsye  u shkëputa nga Shou-Bizi për një kohë shumë të gjatë.

 -Pra për gati 8 vjet ndenja larg eventeve të tilla. Nuk more pjesë askund?

egla harxhi5Mora pjesë në Miss Wollding që ishte një  eksperiencë tjetër në Johanesburg, (Afrika e Jugut) ku ndenja një muaj. Pastaj kam pasur gjëra të tjera, eksperienca  të tjera në këtë fushë si sfilata në Dubai, imazhi Eagle-mobile për një vit në Tiranë. Kur je në atë moshë nuk e mendon mirë se si duhet ta menaxhosh suksesin. Kur je një person publik duhet gjithmonë të kesh diçka për të thënë. Unë në momentin që nuk kisha rrija larg gazetarëve, studiove dhe paparacëve. . Pra nuk mund të dalësh ën publik pa pasur substancën brenda, pa pasur idetë,  pa pasur pjesën  e brendshme që të thuash diçka të re, që do ndryshoj shoqërinë  apo do jap diçka  për shoqërinë. Në atë moshë kur ti je ende në formim dhe në evoluim, është shumë e vështirë që ti të dalësh dhe të japësh mendim për gjërat  apo të shprehesh për gjëra të mëdha.

Pra ishte kjo stepje që të bëri të largohesh nga arti dhe të merresh me arkitekturë? Pse vendose të studiosh pikërisht për arkitekturë, ishte shtysë e brendshme apo shtysë e prindërve që merren me këtë profesion?

egla harxhi7Po, ndaj vendosa, të largoja këtë stepje. Prindërit nuk mu imponuan, pasi më kanë dhënë mundësinë e zgjedhjes.

Pra ishte zgjedhje personale. Mendimin dhe dëshirën ua shpreha prindërve dhe ata më miratuan dëshirën.

Çfarë shikoje tek arkitektura?

Mund të them se eksperienca familjare në këtë fushë ka ndikuar indirekt. Unë qëndroja vazhdimisht pranë mamit dhe shikoja se si funksiononte ky profesion dhe them se kishte filluar të më pëlqente. Ishte një disiplinë interesante që pa ditur po më pëlqente çdo ditë dhe më tepër. Kështu më pëlqeu më vonë edhe filmi duke qëndruar pranë babit dhe duke parë mirë se si ai realizonte filma si regjisorë apo bënte dhe  prova me aktorë. Zgjedhja e arkitekturës ka ardhur si një dëshirë për të bërë diçka më të madhe më me gjurmë, pasi me Sho-Bizin tashmë nuk kisha më punë. Pra nuk më pëlqente më tërheqja e vëmendjes ndaj kërkoja një diçka që të investoja fuqishëm si një intelektuale e formuar. Arkitektura në fakt është një disiplinë që përfshin shumë disiplina.

Konkretisht?

egla harxhi6Arkitektura është një disiplinë shumë komplekse. Çdo gjë që jetojmë dhe ku lëvizim është arkitekturë në vetvete dhe duke qenë se është pjesë e të jetuarit përfshin shumë element Brenda, përfshin shumë shkenca dhe art.  Në pjesën artistike përfshin estetikën,  përfshin të gjitha ligjet e fizikës, përfshin sociologjinë (sepse jep impakt shumë të madh ën shoqëri). Duhet të  kuptosh që në të njëjtën kohë ka një sens filozofik brenda, filozofia e hapësirës që na vjen që nga Hegeli, Kanti,  që kanë folur mbi marrëdhëniet e njeriut me hapësirën. Pra hapësira ku ne jetojmë (që është arkitektura) është një projeksion e ekzistencës së njeriut.

Çfarë të ka dhënë arkitektura?

Më ka dhënë  një strukturë punë dhe disiplinë pune shumë të madhe. Kam 5 vjet që jam angazhuar me arkitekturë, pasi bëra dhe Masterin  bëra një studim shumë të gjatë mbi arkitekturën dhe për këtë arsye u ftova në Japoni nga një arkitekt shumë i famshëm Kingo Kuma. Ai erdhi dhe më zgjodhi në shkollë gjatë një Workshpi që bëmë,  dhe unë  shkova në studion e tij në Japoni për të bërë prezent këtë temë që përcolla më lart. Në momentin që isha pranë letrës së konfirmimit që të thosha Po, aty hezitova. Hezitova kur në momentin e parë nuk e dija se pse hezitoja. Pra kur hezitoj e kam në natyrë që më mirë të mos shkoj.

Keni punuar si arkitekte?

Po, kam punuar për një periudhë 3-vjeçare dhe gjatë kohës që isha student në studion e mamasë time,. Gjatë kësaj kohe kemi bërë shumë projekte në Don Bosko, një Hotel të madh, interjera (lokale tek Gjykata e lartë), një Hotel tek Liqeni i Thatë tek Kopshti Zoologjik. Kemi bërë shumë studime urbanistike se në atë kohë  kishte shumë kërkesa për Planin Urbanistik të Tiranës.

Pikërisht në këto moment, ju filluat të merreshit me aktrim? Përse pikërisht në këtë kohë kur fituar një eksperiencë të bukur në arkitekturë?

egla harxhi2Arkitektura më lejoj që unë të krijoja një botë shumë të gjerë. Një  vizion shumë të gjerë mbi gjërat mbi jetën  mbi krijimtarinë dhe duhet thënë që në fund të kësaj eksperience unë u gjenda pranë një ndjesie, që unë nuk besoj më tek kjo që kam bërë dhe bëj, pra nuk besoj më tek arkitektura.  Kërkimi shkencor që kisha bërë për një kohë të gjatë (dhe që ishte tema ime e diplomës) ishte diçka utopike dhe idealiste. Nuk e shihja veten që  të bëja dhe të punoja projekte sit ë gjithë arkitektët e tjerë dhe  përveç kësaj, vizioni që kisha  nga ana filozofike, nga ana shpirtërore ishte shumë e  fortë brenda meje që deri diku më bënte të vuaja. Zgjedhja për të kaluar në aktrim, për të shkuar në një degë komplet tjetër, ishte sepse aktrimi të lejon që ta shprehësh që ta nxjerrësh atë që mendon, atë që të bren. Arstit nuk bëhesh në kushte normale, por kur vuan dhe kur ke diçka të brendshme të fuqishme që do ta bësh prezent. Nuk është diçka e bukur, e këndshme, fantastike, por është diçka që të bën të vuash të bie si mallkim për të nxjerr atë çka ke brenda. Procesi i krijimit është një vuajtje shumë e madhe.

Përse shkove pikërisht në Paris për të studiuar për aktrim?

egla harxhi8Parisi ka qenë gjithmonë për mua, pika kryesore e kulturës botërore. Aty është kryeqyteti i kulturës, ku të paktën dy shekujt e fundit artistët më të mëdhenj kanë jetuar në Paris. Pikaso, Dali, Heminguej kanë jetuar në Paris. Pra Parisi ka simbolizuar epokat e mëdha që kanë lëvizur botën dhe këto epoka kanë shkundur themelet e botës, sepse për mua, arti nuk është diçka e bukur subjektive, është një luftë politike e një periudhe të caktuar, që artistë japin mesazhe. Pikaso është një nga ata artistë që tregoi këto vlera, pasi gjithçka që ka pasur brenda e ka hedhur në telajo.

Ju keni një rol tek filmi i babit tuaj, Ilir Harxhi. Këtë rol jua besoj si baba apo si aktore premtuese?

egla harxhi1Absolutisht si aktore. Nqs do e marrim si prind, ai është nisur se ka besim tek arti im, tek puna dhe këmbëngula ime, që nëse marr diçka përsipër do ta çoj deri në fund. Kur më ka parë disa herë kur luaj dhe performoj ai është befasuar. Por në fillim hezitoi tek roli që do më jepte, pasi ai rol është ndryshe, jashtë asaj që jam unë në realitet. Dhe unë këtu këmbëngula që dua të luaj diçka që nuk jam, diçka që është jashtë përditshmërisë time. Pra unë nuk doja të luaja veten, por personazhin, të veçantën e tij.

Share:
Reklama juaj