Home KRYESORE “Historia e Çamërisë” e profesor Kristo Frashërit

“Historia e Çamërisë” e profesor Kristo Frashërit

Nga Sheptim Idrizi

Ka ardhur koha që Historia e Çamërisë të zërë vendin e merituar në librat shkollorë të historisë dhe ne do të investohemi edhe si parlamentarë për këtë. Ndaj sot jam I lumtur që po futemi në një rrugë të mbarë, e këtë e tregon, studim I një Brendi të madh i një emri të madh të historiografisë Shqiptare sic është i madhi profesor Kristo Frashëri, i cili m.gj.th është 96 vjec, na sjell një vepër të madhe si ” Historia e Çamërisë”.

Unë jam njeri i politikës ,dhe për këtë e di shumë mirë që përzierja e politikës me çështjet historike, në përgjithësi vjen nga qëllime të mbrapshta.
Sidomos në rajonin e Ballkanit, mpleksja e historisë ,me aksione mirëfilli politike ka gatuar konflikte jetëgjata, vrasje, masakra, dëbime etnike.
Ndaj, shumë prej nesh që janë në këtë sallë, të cilët janë përfshirë në aktivitet politik apo kanë punuar për zhvillimin e lëvizjes së PDIU-së, janë ruajtur shumë nga kompleksi i mutacionit politik të një çështje themelore si ajo çame.
Nuk mund të binim ne, në të njëjtin shtrat dritëshkurtër, ku u dashuruan ethshëm fqinjët tanë.
Nuk mund të tundnim sot, flamujt e separatizmit si bënë dhe bëjnë, do politikanë të Greqisë, Serbisë, por dhe Shqipërisë duke përqafuar doktrina të tilla si megalloidea apo Vorio Epiri.
Kjo është arsyeja që prej nesh, nuk keni dëgjuar asnjëherë fjalë të tilla si “hakmarrje”, “ndryshim kufijsh”, “dhun딝, “luft딝.
Por, në të njëjtën kohë, kurrë nuk do të dëgjoni prej nesh fjalën “harres딝, sepse kërkojmë të transmetojmë të vërtetën tonë, që të jemi në paqe me ndërgjegjen e të parëve dhe ndërgjegjen e të sotmëve.
Në këtë pikëpamje, unë si njeri i politikës, jam dhe njeri i angazhuar për të mësuar thelbin historik të tragjedisë së familjes sime, komunitetit të cilit i përkas, por jo për të thurrur odet e pathosit, por për të kuptuar sa afër të vërtetës jam, sa afër qëllimit tim po shkoj.
“Historia e Çamëris딝 e profesor Kristo Frashërit në këtë këndvështrim është një punë e vyer, e cila është margaritari i një kolane botimesh që po realizojmë në bashkëpunim me Universitetin Europian të Tiranës, për të njohur më mirë këtë krahinë të Shqipërisë, historinë e saj, doket, kulturën, lashtësinë, tragjedinë e saj.
Pjesë e rëndësishme e plotësimit të hartës identitare të popullit Shqiptar i ndarë nga padrejtësitë Historike.
Them që ky libër shkencor i profesorit është margaritar, jo vetëm sepse unë jam nga Margariti ose Marg’lliçi sic i themi në dialektin tonë, por sepse mendoj që kemi të bëjmë me një vepër të përmasës madhështore, me një libër akademik që do të ndihmojë historianët, studiuesit, studentët, politikanët, qytetarët e thjeshtë.
Është rasti të shpreh mirënjohjen për të gjithë ata, historianë apo jo, Çam apo jo, që në gjithë këto vite me mundësi dhe pamundësi, me hapësira mediatike apo jo, kanë shkruar me dhjetra libra, rrëfenja për të ndricuar historinë e dhimbshme të Çamërisë .
Por gjithmonë më ka munduar fakti, që përballë kishim një shtet më të fuqishëm që tentonte në humbëtiren e kohës, me fuqi më të madhe propagande të përmbyste të vërteta të mëdha, sic është dhe tentativa e fundit e Akademisë Greke, me librin 4000 mijë vjet EPIR.
Një libër që çuditërisht udhëhiqet, jo nga parimet shkencore të një historiografie moderne të një vendi të BE-së ,por nga basafonet më të egra të Nacionalizmit dhe megallomanisë së Megallo Idesë .
Përpjekje donkishoteske jo vetëm për të tjetërsuar historinë Pellazgo-Iliro-Shqipare Çame të Epirit, por edhe për të noterizuar teoritë Shovinisto-Nacionaliste të Vorio Epirit .
Mundimi im ka qenë që historia e Çamërisë duhet të dilte nga mundimet e përpjekjet personale dhe të ishte pjesë e debateve Akademike e Shkencore, sic po bëjme sot me projektin me UET. .
Sot jam I lumtur që po futemi në një rrugë të mbarë, e këtë e tregon dhe ky studim I një Brendi të madh i një emri të madh të historiografisë Shqiptare sic është i madhi profesor Kristo Frashëri, i cili m.gj.th është 96 vjec, na sjell një vepër të madhe .
Ndaj ka ardhur koha që Historia e Çamërisë të zërë vendin e merituar në librat shkollorë të historisë dhe ne do të investohemi edhe si parlamentarë për këtë.

Të nderuar miq !
Në kësi rastesh të jashtëzakonshme, në magjën e aktivitetit patriotik ne gjejmë brumin, sepse ky është një studim, i cili nuk niset nga kurrëfarë emocioni i sëmurë nacionalist, por që udhëhiqet vetëm nga një parim: “e vërteta shkencore”.
Dhe ne kemi nevojë vetëm për këtë të vërtetë, nëse aspirojmë të vendosim në vend një të drejtë të mohuar, të cilën dhunshëm po kërkojnë jo vetëm në Greqi që mos ta shohin.
Ky botim po na jep mjetin për ta zbuluar këtë të vërtetë, ashtu si është ajo, me dritën dhe hijet e saj, sepse duhet të mësohemi që të mos tutemi prej së vërtetës.
Vetëm me një bazë kaq të shëndetshme, mund të pretendojmë që nesër të ulemi dhe të zgjidhim krizat, që janë bërë stivë në mosmarrëveshjet e historisë.
Politikisht e çmoj shumë këtë vepër, sepse shumë shpesh ata që e njohin historinë bashkëkohore e kuptojnë, që prej punëve të tilla vijnë ndryshime të mëdha.
A do të ishte ndërkombëtarizuar aq shumë çështja e Kosovës nëse Neë York Press University nuk do të botonte veprën e Noel Malkom “Kosova, një histori e shkurtër”?
Druaj që do të ishte më e vështirë.
Ndaj, sot si njeri i politikës jam i gëzuar, sepse në një farë mënyre kam gjetur një instrument më shumë, një lloj llampe të Aladinit për të ecur përpara në kauzën, të cilës jo vetëm i besoj, por i kam kushtuar jetën.
Ky instrument i vyer është padyshim: “Historia e Çamëris딝 e profesor Kristo Frashërit

Share: