Home KRYESORE Pushteti i sotem me kritikuesin e pare te diktatorit, i paafte te...

Pushteti i sotem me kritikuesin e pare te diktatorit, i paafte te reflektoje mbi te shkuaren komuniste!

Nga Romeo Gurakuqi

71 vjet me pare nga Shkodra, ne te gdhire, u larguan elementet e fundit te trupave naziste dhe te ushtrise gjermane, nderkohe qe populli priste lirine per te gjithe. Ne vend te lirise dhe nderimit te deshmoreve, mbi Shkodren, Shqiperine e veriut dhe vendin ne teresi, filloi sundimi i terrorit, u vendos nje regjim gjakatar, qe kompromentoi teresisht misionin clirimtar.

Sot, dita e perkujtimit te lirise se paarrire, ne vend qe te ishte nje moment reflektimi, udhehequr nga kryeministri i vendit, lider i popullit, u transformua me nje cinizem te pangjashem, ne nje dite provokimi nga lart: 29 nentori 2015, si asnjehere me pare, u shnderrua ne nje moment provokimi, nga frekuencat bipolare te c’ akordimit ne mendimin dhe sjelljen politike liderit te se najtes.

Mbetem ne qendrimin e nderimit te deshmoreve idealiste qe luftuan par kauzen antifashiste dhe liridashese te paster; sic mbetem ne denimin e dhunes, vrasjeve masive, burgosjeve dhe torturave ne burgjet e komunizmit qe filluan te implementohen ne Shkoder me 29 nentor 1944 e ne vijim ne gjithe Shqiperine.

Terrori qe u vendos me 29 nentor 1944 kompromentoi dhe e erresoi plotesisht misionin clirimtar, duke e kaluar perjetesisht ne plan te dyte dhe te fundit.

Partia Socialiste e Shqiperise tregoi sot se edhe pas 71 vitesh mundesish ndergjegjesimi, eshte e paafte te reflektoje si parti europianiste dhe e cliruar nga vargonjte e komunizmit; edhe pas 71 vjeteve, edhe pas aderimit ne internacionalen socialdemokrate, PS Sh e ka te pamundur te beje kete ndarje.

PS nuk e beri kete as kur ne krye te saj erdhi Kritikuesi ma i pare publik i diktatorit, kryeministri aktual Edi Rama. Perndryshe, me ate sot ndodhi ajo qe nuk pritej: dekorimi i simboleve te dhunes.

U takon socialisteve shkodrane te pareve te reflektojne: per hir te ndergjegjes qytetare, vllaznise shkodrane, qenies se tyre perhere ne pararoje te sjelljes se orientueme te se majtes se emancipueme shqiptare, te denojne aktin e ndermarre nga papergjegjshmeria bipolare e liderit te tyre.

Kultura politike e Shkodres dhe e Shqiperise europiane te vitit 2015, ndergjegja e kultivueme ketu, bashkejetesa pa paragjykime, nuk mund te mos t”i nxise ata t’i thojne MJAFT, marrezise se nderimit te atyre qe kane ushtruar dhune ndaj prinderve dhe baballareve te bashkeqytetareve te tyre.Jo deri ketu, sepse me kete, nuk nderohen as djemte e vertete partizane, me te cilet, dhunesit e rregjimit te terrorit, nuk kishin asgja te perbashket.

Mjafton ky monument per dhjetra te pafajshem te pushkatuar ne kete vend, per t’i thirre arsyes e ndergjegjes. Nje shoqeri e emancipueme nuk hesht por reagon; nje parti europianiste ndalet, reflekton dhe thote : Me FAL!

Share: