Home KRYESORE Agca lule te Gjon Pali i II, i refuzohet takimi me Papa...

Agca lule te Gjon Pali i II, i refuzohet takimi me Papa Franceskun

Mehmet Ali Agça ishte personi që tentoi të vriste Papa Gjon Palin II në vitin 1981 dhe ishte shtetas turk. Agça ka vëndosur trëndafila të bardhë në varrin e Papës së ndjerë në Vatikan.  Kjo ishte vizita e parë në Vatikan që pas sulmit të tij mbi Gjon Palin e II-të.

Agça ka kryer 19 vite burg në Itali për sulmin e kryer ndaj Papa Gjon Palit të II-të, edhe pse ky i fundit e vizitoi në burg dhe e fali atë, sot e kesaj dite mbeten pikepyetje te ajo histori! Në atë kohë Papa u plagos me një plumb që i kaloi përmes barkut të tij dhe një tjetër që për pak do t’i kishte prekur zemrën.

Ndërkohë, zyrtarët e Vatikanit refuzuan për të dytën herë kërkesën Agças për një takim ballë për ballë me Papa Françeskun dhe ky refuzim tregon se Vatikani qe fal per shkak te ideologjise de vet qe Faljen e ka intrument baze, eshte i paqarte ndaj Agcas dhe asaj qe ka bere dhe ben ky njeri.

Share: