Home KRYESORE Menorah…

Menorah…

Nga Entela Safeti Kasi

Menorah…
E durimit t’pa sosun frymes
Burim I drites
Bote e trishte fle tej kufijve te vetvetes
N’arrati yjesh t’fikun
Qe ftohin e nxijne qiellin
Njeriu, Menorah ime eshte lende e paforme
Derdhet, shperbehet, digjet
Behet tym e pluhur eshtrash
Hidhet e shperndahet ne ajer
Ne ajrin e ngarkuar me re te zeza
Qe varen sall mbi mure
Sikur te ishte kryeveper…
Tash ne muze, statujat dhe doreshkrimet tremben
Kulprat qe ia morrem pyllit kujtuam se ishin dafina
Mpaket flaka jote
Si shuhet drita n’sy te errun
E shqisa e mbushur me krejt boten
Peshperin lutje
Muri eshte mur Menorah ime
Meduzat plasin t’ shkulin nga rrenjet
T’hedhin tutje shkrumb e hi,
Oh ti,
Ti e bukura ime je aty
N’ tejbote t’ pasosun
Ti shen-drit
Ti sy I qiellit t’pafund
E pasosun
Pergjithmone
Si fryma
Tretet trupi, mishi, e lende qe vdes
Por ti je nje peme Pergjithmone e gjalle
Dashuri je
Menorah,
E durimit t’dashurise
Dhe jetes…..
…………………………
29.10. 2015

Share: