Home KRYESORE Vidhen 300 mije dollare ne nje kompani

Vidhen 300 mije dollare ne nje kompani

Ka ndodhur nje grabitje spektakolare në kompaninë ku aksionere është edhe deputetja e PS-së Mimoza Hafizi. Behet me dije se persona ende të paidentifikuar kanë grabitur kasafortën ku ndodhej një shumë prej 300 mijë dollarësh dhe se ngjarja ka ndodhur gjatë natës duke gdhirë dita e sotme.

SYRI.net shkruan se burime te tij se grabitja prej 300 mijë dollarë ka ndodhur në zyrat e kompanisë “Albavia”, aksioner i së cilës është bashkëshorti i deputetes Mimoza Hafizi.

Burime nga uniformat blu kanë thënë se dyshimet janë se grabitja është bërë nga persona të brendshëm, kjo për shkak se nuk ka asnjë shenjë thyerje. Dyshimet janë se grabitësit kishin një kopje të çelësit dhe më pas kanë marrë me vete kasafortën ku mësohet se ndodheshin 300 mijë dollarë.

Share: