Home KRYESORE Vdekja qe tronditi Vatikanin

Vdekja qe tronditi Vatikanin

Papa Françesku vendosi 12 trëndafila të bardhë pranë trupit të sekretares së tij, që u gjet e vdekur në një apartament në rrethinat e Romës.

Miriam Wuolou, 34-vjeçarja me origjinë nga Eritrea, ishte në muajin e shtatë të shtatzanisë, kur u gjet pa jetë pasi kishte disa javë që nuk kishte shkuar në punë sepse vuante nga një formë e rëndë e diabetit.

Ajo punonte si sekretare në rezidencën Santa Marta, ku jeton Papa aktual, që vendosi të refuzojë jetën në apartamentet e mëdhenj papalë për shkak se i cilësonte si shumë pompozë. Papa argjentinas vizitoi trupin e saj përpara funeralit në kishën “Santo Stefano degli Abissini”.

Papa e spërkati arkivolin me ujë të shenjtë  dhe u lut për 20 minuta tek trupi i saj. Mirami thuhet se ka vdekur e vetme, dyshohet për shkak të problemeve që lidhen me diabetin.

Mjekët e kishin paralajmëruar për rrezikun që i kanosej shtatzënisë së saj. Policia po heton për neglizhencë dhe ka pyetur anëtarët e familjes së saj, ish- të shoqin dhe të dashurin aktual, që thuhet se është polic në Vatikan. Vëllai i saj e gjeti trupin të premten pasi nuk kishte dëgjuar për të prej ditësh./Dita.al

Share: