Home KRYESORE Sapo erdhi edhe betonjerja e dyte! Parku ka nevoje per ty! Eja...

Sapo erdhi edhe betonjerja e dyte! Parku ka nevoje per ty! Eja edhe ti!

Aktivisti Eljan Tanini ben thirrje ne Facebook vetem 30 minuta me pare duke shkruar: Sapo erdhi edhe betonjerja e dyte! Parku ka nevoje per ty! Eja edhe ti!

Mediat raportojne se punimet brenda parkut të liqenit në Tiranë vazhdojnë me intensitet të lartë dhe ndryshe nga premtimet e kryebashkiakut Erion Veliaj se në park nuk do të ketë beton, në fakt po ndodh e kundërta.

Fotot e vudeo te aktivisteve tregojnë momentet kur betonieret hyjnë natën brenda parkut dhe punojnë me intensitet dhe largohen gjatë ditës. Në foto duken gjithashtu edhe punimet që po kryhen brenda parkut, ku po hidhet beton në hapësirën e gjelbër. Nga pamjet e mëposhtme duket qartë momenti kur betonieret dalin nga parku i liqenit, pasi kanë qëndruar gjithë natën brenda parkut.

Shoqëria civile prej javësh po vazhdon të protestojë kundër këtyre ndërtimeve, megjithatë Bashkia e Tiranës këmbëngul se punimet nuk do të ndërpriten dhe këndi i lojërave do të jetë gati më 1 qershor.

Share: