Home KRYESORE Zheji bën për ujë të ftohtë Shalsin e plehrave

Zheji bën për ujë të ftohtë Shalsin e plehrave

Një debat shumë i ashpër është zhvilluar sot në emisionin “Opinion” mes deputetit socialist Eduart Shalsi, që mbronte idenë e importimit të plehrave në Shqipëri dhe analistit Artur Zheji. Shalësi të cilit Rama nuk i ka dhënë një rrol të dorës së parë që kur e përdori si shakator kundër Sokol Olldashit ka marrë përsipër të mbajë flamurin më të vështirë duke bërë figurën e atij që lëpin të gjitha ato që ka pështyrë PS-ja në opozitë dhe në ditët e para të pushtetit. Rama firmosi vendimin e tij të parë si kryeministër ndalimin e importit të plehrave.

Por me sa duket këtë radhë i duhej një deputet të cilit nuk i bëhej vonë as për imazhin as për fytyrën e tij.

Pak a shumë në këto terma e atakoi Zheji kundërshtarin e tij në debat. Ai i tha se Shalsi në këtë rrol është caktuar nga Rama. I tha gjithëashtu se “ti po jep argumenta që tallin inteligjencën e këtij populli”. “Ju vidhni dhe bëni qejf” iu drejtua ai Shalësit duke i kujtuar lapsusin e tij të famshëm të para zgjedhjeve se “ne do vjedhim më pak se PD-ja”.

Por përtej batutave mbrojtësi i plehrave nuk gjeti asnjë argument për ti kundërshtuar debatuesit përballë tij. Fillimisht ai u mundua të argumentojë se reforma e re teritoriale i ka bërë më efikase bashkitë e reja për përpunimin e plehrave. Por ai mbeti pa përgjigje kur deputetja mimoza Hafizi i tha: ‘Je në kontradiktë, nëse ne kemi hallin e industricë riciluese dhe ti thua se bashkitë e reja e furnizojnë këtë industri më me shumë lëndë të parë vendas sesa dje, atëherë ky ligj është më pak i nevojshëm se në 2013. Pra ne kemi mundësi të riciloojmë më shumë plehëra vendase për ta mbajtur këtë industri në punë pa importuar plehëra nga jashtë” i tha Hafizi.

Shalsi që shpesh u vu në pozitën e atij që mezi e bën një detyrë që ia kanë ngarkuar me zor, u mundua të sqarojë se sot shteti është më garant sesa në 2013, prandaj nuk lejon të hyjnë në territorin e tij mbetje radioaktive, apo të tjera lloje të rrezikshme. Por edhe ky argument ngjalli ilaritetin e debatuesve që i kujtuan se po flet për të njëjtin shtet që i ndërtojnë pista ilegale, avionësh, që po i lulëzon droga ngado, që pranon se ka doganierë të korruptuar (që prezumohet të kontrollojnë mbetetjet e plehrave).

Me pak fjalë Artur Zheji e vuri përpara deputetin socialist Eduart Shalsi, i cili dje qe në pozicion të vështirë dhe në ditët e veta më të këqia që prej dimrit të vitit 2007.

Pavarësisht nga përplasja e zjarrtë debati në Opinion u mbyll me përsëritjen e idesë të dikurshme të Ramës se cilido qeveritar shqipëtar që do kërkonte importimin e plerave është i kapur nga interesat financiare të mafias. (Lapsi.al)

Share: