Home KRYESORE Partia e re – LIBRA inaguron selinë, evenimenti jashtë vëmendjes së medias

Partia e re – LIBRA inaguron selinë, evenimenti jashtë vëmendjes së medias

Partia më e re politike e themeluar nga deputetët Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi, tashmë ka dhe selinë e saj e cila ndodhet në rrugën “Sami Frashëri”.

Lajmi është mbajtur jashtë vëmëndjes së medias, ndërkohë që pjesë e festës kanë qenë vëtëm nismëtarët e këtij formacioni politik, ku nuk mungoi dhe torta e inagurimit e prerë nga deputetja Hafizi. Aktiviteti i inagurimit të selisë të cilën nismëtarët e cilësojnë si “shtëpia e re”, është publikuar në faqen zyrtare të partisë politike LIBRA.al.

Ora News u përpoq të kontaktonte themeleuesit e partisë LIBRA, për tu informuar në lidhje me evenimentin e publikur vetëm në faqen zyrtare dhe për të mësuar dhe detaje të tjera të themelimit të partisë, por në të gjitha rastet komunikimi ishte i pamundur për shkak të mos përgjigjes të themeluesve Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi. Për fat të keq konstatojmë që edhe LIBRA sikurse dhe partitë e tjera, nuk ka bërë transparencë për koston dhe financimin e këtij subjekti të ri politik.OraNews/

Share: