Home KRYESORE Nis dialogu ne nivel ushtarak Rusi – SHBA

Nis dialogu ne nivel ushtarak Rusi – SHBA

Krerët e Shtabit të Përgjithshëm amerikan dhe rus, gjenerali amerikan, Joe Dunford dhe gjenerali rus, Valeri Gerasimov do të takohen nesër në Baku (Azerbajxhan), njoftoi sot Pentagoni.

Njoftimi i këtij takimi vjen në sfondin e polemikave në Uashington në lidhje me marrëdhëniet e afërta të Donald Trump me qeverinë ruse.

Por, zyrtarët ushtarakë amerikanë u shprehën se nuk duhet t’i japin ngjyrim politik këtij takimi, pasi të dyja palët dëshirojnë të organizojnë një tryezë bisedimesh prej disa muajsh.

”Gjenerali Dunford dhe gjenerali Gerasimov do të diskutojnë një sërë çështjesh duke përfshirë situatën aktuale të marrëdhënieve ushtarake amerikano-ruse dhe rëndësinë e bisedimeve të drejtpërdrejta të qarta dhe në vazhdimësi mes ushtarakëve për të shmangur keqkuptimet dhe krizat madhore », njoftoi Pentagoni në një deklaratë.

Debati në SHBA dhe Rusi

Por tema e lajmeve të rreme nuk intereson vetëm Italinë. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës debati shpërtheu duke filluar nga fushata elektorale e Donald Trupmit për në Shtëpinë e Bardhë, për të arritur kulmin ditën e inaugurimit me “faktet alternative” siç i cilësoi këshilltarja e tij Kellyanne Conway.

Një mënyrë kjo për të sulmuar mediat, që kishin konstatuar një pjesëmarrje më të vogël të publikut se sa në inaugurimin e Obamës. Edhe vetë presidenti akuzoi mediat, duke përfshirë CNN, se prodhojnë informacione false.

Debati arriti edhe në Moskë, ku Putini shpjegoi se ata që prodhojnë lajme të rreme mbi Trumpin “janë më keq se prostitutat”. Ky ishte një aluzion me dossierët “hard”, që shërbimet sekrete ruse kanë në dorë, me materiale komprometuese të periudhës kur presidenti aktual amerikan ndodhej në Moskë si organizator i konkursit Miss Univers 2013.

Kremlini ka njoftuar se së shpejti do të krijojë në sajtin e ministrisë së Jashtme një hapësirë, ku do të publikojë lajmet e rreme të mediave kryesore të huaja.

Kjo hapësirë do të nxjerrë edhe deklarata nga përfaqësues zyrtarë të vendeve të ndryshme, tha zëdhënësja e ministrisë Maria Zaharova dhe “do të japë nga burime reale të dhëna dhe do të bëjë publik çdo reagim rus për çdo çështje të veçantë”.

“Si mund të luftoni kundër lajmeve të rreme, kur bëni gjithshka të mundur për t’i krijuar ato”, tha Zaharova, duke komentuar publikimet e fundit të disa mediave amerikane, si psh ato mbi mundësinë që Snowden të ekstradohej në Amerikë si një dhuratë për Donald Trumpin. Duke nënvizuar se akuzat e lëshuara nga një koleg i kandidatit presidencial francez Macron kundër mediave ruse RT dhe Sputnik, sipas të cilave ato ushtrojnë ndikim në demokracinë franceze, nuk kanë të bëjnë me mediat e cituara prej tij.

(Marrë nga gazeta “Il fatto quotidiano”)

Share: