Home KRYESORE Fatmir Mediu ose “njeriu amerikan në opozitë” po ysht Bashën në zgjedhje

Fatmir Mediu ose “njeriu amerikan në opozitë” po ysht Bashën në zgjedhje

Sot dita e fundit e shansit që PD të futet në zgjedhje. Sipas KQZ deri në ora 24 datë 2 maj mbetet afati ligjor.  Me pas nuk ka asnjë shteg ligjor. Dje dolën tre figurat me eblematike të PD-së, si Jozefina Topalli, Eduart Selami dhe Majlinda bregu të cilët kërkuan të mblidhen forumet drejtues të PD dhe grupi parlamentar për të vendosur për futjen ose jo në zgjedhje. Pas tyre Fatmir Mediu, kreu republikan përkrahu treshen e lartpërmendur në sensin se duhet që Lulzim Basha të mbledhë forumet. Sot ambasadori amerikan Lu ka kërkuar një takim me zotin Fatmir Mediu, i cili njihet si “njeriu amerikan në opozitë”.

Në foto: Fatmir Mediu dhe sekretari amerikan i shtetit, Tillerson

Rreth një orë zgjati kafja e punës mes kreut të Partisë Republikane Fatmir Mediu dhe Ambasadorit amerikan Donald Lu. Pas takimit, Mediu u shpreh se është me rëndësi që palët të zhvillojnë një dialog konstruktiv në mënyrë që të Shqipëri të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Patëm një diskutim me Ambasadorin Lu për situatën që nuk ka të bëjë as me kërkesën e zotit Lu për të hyrë në zgjedhje, por si mundet që palët të zhvillojnë një dialog konstruktiv që në Shqipëri të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

 Dhe besoj që kjo është rruga më e arsyeshme që ne të vazhdojmë dialogun për të gjetur ato pika të komunikimit të përbashkët dhe të zgjidhjes që garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme për qytetarët shqiptarë”, tha Mediu.

Opozita pas mos pranimit të ofertave të PPE dhe komisionerëve te BE, po shkon jo vetëm drejt përplasjes me qeverinë por edhe me ndërkombëtarët./Koha Jone

Share: