Home KRYESORE Zbardhet oferta e Hahn dhe Daul për Bashën, datat e reja për...

Zbardhet oferta e Hahn dhe Daul për Bashën, datat e reja për zgjedhjet

Komisioneri i zgjerimit Hahn dhe kreu i PPE-së Daul po përdorin tone të ashpra kundër bojkotit të PD-së dhe mundësisë për të mos hyrë në zgjedhje.

Presioni i tyre i parë ka qenë: Zgjedhjet do njohen edhe pa PD-në. Por përpos shkopit ata kanë treguar edhe karrotën.

Hahn dhe Daul i ka ofruar edhe njëherë opozitës të pranojë ofertën që McAlister bëri në Tiranë. Pra 4 ministra, kreun e KQZ-së, dhe ndryshime në kodin zgjedhor.

Ndërkohë burime nga shumica bëjnë të ditur se data e zgjedhjeve po diskutohet mes 16 korrikut (PS) dhe 30 korrikut (PD). Një kërkesë tjetër e opozitës është edhe ajo e ndryshimit të jo më 4 por 6 ministrave. /lapsi.al

Share: