Home KRYESORE Deputeti Gurakuqi: Une ju jam mirenjohes per besimin e dhene.

Deputeti Gurakuqi: Une ju jam mirenjohes per besimin e dhene.

Nga Romeo Gurakuqi

Krenare per bashkeqytetaret e mi, per vetedijen, ndershmenine, karakterin e patundshem dhe sfiden morale qe i bene “falangave te forces dhe parase”.

Shkodra e rrethi i saj, ka qene dhe mbetet NJE ne themelet e qytetnimit te vet, te tradites, te nderit, te beses, te vetedijes, te shqiptarise dhe te lirise.

Edhe pse mijera shkodrane jane detyrue te lene ujin dhe ajrin e atij qyteti dhe asaj krahine te bekueme, rrenjet tradicionale te nguluna ne themelet e Rozafes, vazhdojne te mbajne fort kolonat parimore mbi te cilat eshte ndertuar qyteti i pare me Kushtetute ne Shqiperi.

Liria, Demokracia, Pluralizmi, ndjenja e forte e perkatesise ne nje komunitet vlerash te eperme, ne fund, trimfoi mbi strukturat operacionale, qe faktoret interferues te jashtem, kerkuan t’ia impononin.

Polisi rezistoi.

Emigrantet shkodrane duhet te jene krenare per kete.

Rezistenca e vetedijshme dhe e orientueme, ndjenja e perkatesise ne nje komunitet te lavdishem e famemadh, e tregueme qartazi diten e djele, jane nje nxitje per mergaten tone, per ta kthye me shpesh koken ne vatren e zemres labeate.

Shkodra nuk mund te korigjoje lojen e cmendur, te dirigjuar mbi betonin e derdhur ne sheshin e lirise, nga uzurpatori qe nderron per demagogji flamujt.

Por shkodranet e sodit dhe bijte e tyre te ekselences ne emigracion, mund te bejne cdo dite hapa te dobishem dhe shembullore, per te vendosur cdo strukture te nevojshme, pa gabime, ne konstruksionin e madh te Shkodres te se ardhmes. Shkodra e lirise dhe demokracise mund te sherbeje serish si moduli i korigjimit te Shqipnise se deformueme dhe te zhytun te mavine e trullosur.

Une ju jam mirenjohes per besimin e dhene.

Si bir i juaji ju premtoj se do mbetem njelloj, bashkeqytetari qe ka ecur lirshem ne cdo cep te atij vendi, mes njerezish mikprites, te qeshur, te zgjuar, bujare dhe te lire.

Faleminderit!

Share: