Home KRYESORE “Mos e vrit mamin”, si lutej djali i Fadil Kasemit kur ai...

“Mos e vrit mamin”, si lutej djali i Fadil Kasemit kur ai rrihte gruan 2 vite më parë

Rreth orës 16.00 të datës 19 korrikut 2015, shërbimet e policisë gjyqësorë të Komisariatit të Policisë Kavajë, kanë marre informacion se ne vendin e quajtur plazhi i Golemit të rrethit Kavaje, në afërsi të hotel “Horizonti”, Fadil Kasemi ka kanosur me anën e një pistolete që e mbante pa leje të organeve kompetente, në prani të fëmijëve, ish-bashkëshorten e tij, shtetasen Fildes Hafizi.

“Mos e vrit” i lutej djali babait për nënën e tij e cila edhe ajo e rrëzuar në rërë lutej “Mos e lër djalin jetim”.

Djali shikonte sesi babai i tij, po tentonte të nxirrte pistoletën që e kishte në kthefin e vendosur në brez në tentativën për të kryer një vrasje të mundesh ndaj nënës së tij, e cila ishte e divorcuar.

Fatmirësisht ndërhyrja e një pushuesi duke izoluar 51 vjeçarin Fadil Kasemi dhe marrë armën parandaloi krimin e rëndë.

E gjitha ndodhi mesditën e 19 korrikut mes pushuesve që kishin zgjedhur plazhin e Golemit për të kaluar të nxehtin duke shkaktuar panik.

Të shumtë kanë qenë dëshmitarët që kanë parë ngjarjen dhe janë rrënqethur nga ai moment, ndërsa njëri prej tyre solli për redaksinë online të Ora Neës dhe detaje nga ngjarja.

Ngjarja ka ndodhur në shezlonet e plazhit.

Paraditen gruaja dhe djali e kishin kaluar vetëm ditën, më pas kishte ardhur 51 vjeçari dhe së bashku u larguan për tu kthyer më vonë pranë shezlonit duke debatuar.

Në debat e sipër ish bashkëshorti godet me grusht djalin duke e rrëzuar në rërë dhe disa herë me grushta bashkëshorten e tij me inicialet F. H, 31 vjeç duke i lënë dhe shenja në fytyrë.

Në momentit kur 51 vjeçari po tentonte të nxirrte pistoletën, një pushues e neutralizoi dukje ia rrëmbyer nga dora armë dhe duke parandaluar një krim të mundshëm.

“I kapi duart e i tha çfarë po bën. E goditi dhe e uli në gjunjë, ndërsa pistoletën ia dha gruas e cila e çoi në komisariatin e Golemit, gati 200 metra larg vendit ku ndodhi krimi” dëshmon pushuesi.

31 vjeçarja së bashku me djalin e tij ndodheshin për pushime në plazh në një hotel aty pranë.

Pushuesit rrëfejnë se efektivët e policisë kanë mbëritur në vendgjarje rreth 30 minuta më pas duke e gjetur Fadilin të ulur në rërë dhe me duar në kokë dhe pa rezistencë iu dorëzua prangosjes së policisë.

Sipas disa mediave çifti rezultonte i divorcuar dhe Gjykata e Tiranës kishte lëshuar urdhër mbrojtje,për ish-gruaja e tij 31-vjeçare me inicialet F.H./360grade.al/

Share: