Home KRYESORE Horoskopi, 20 tetor 2017

Horoskopi, 20 tetor 2017

Dashi

Nëse keni nevojë për përkushtimin e të tjerëve atëherë duhet të jeni të ndërgjegjshëm që ta meritoni atë. Çiftet e lidhura prej pak kohësh dhe ato që kanë kaluar së fundmi një krizë, do të jenë në paqe.

Demi

Shmangni shpenzimet që i kalojnë mundësitë tuaja dhe sigurisht mendoni për të vënë ndonjë para mënjanë. Vini logjikën në përdorim për gjithçka do të bëni sot dhe jini të durueshëm me të tjerët.

Binjakët

Jupiteri dhe Saturni do të jenë favorizuesit tuaj të sotëm, sidomos në aspektin sentimental. Ndërsa në punë do të kaloni momente tensioni, për shkak të kolegëve që janë të paaftë.

Gaforrja

Do të tërhiqeni shumë nga misteret e jetës. Talentet tuaja të fshehura mund të “shpërthejnë” papritur. Tregohuni më të besuar. Mos konsumoni ushqimet e pasura me sheqer. Përfundojini gjërat që keni nisur.

Luani

Ka ardhur ora që të sqaroheni për disa gjëra në jetën tuaj, duke nisur që nga miqësitë që po frekuentoni. Do të keni nevojë që të çlodheni dhe të mendoni në qetësi. Vini rregull në shtëpinë tuaj.

Virgjëresha

Mendojini mirë gjërat që po bëni, sepse mund të pendoheni në të ardhmen. Do të gjeni diçka që ju kishte humbur prej kohësh. Gjëra të bukura, të rehatshme dhe të mira do t’ju ndodhin së shpejti.

Peshorja

Nëse keni probleme, nuk është faji juaj. Filloni sot një fazë të re jete, ashtu siç e ndieni. Bëjeni gjithçka me qetësi. Kush po përjeton një lidhje ekstra do të kalojë një ditë të shkëlqyer.

Akrepi

Do të keni forcën e mjaftueshme për t’u përballur me një sqarim. Por duhet të jeni shumë diplomatik. Ndonjëherë nuk arrini që të shihni më tej “hundës” tuaj dhe për këtë fakt futeni në vështirësi.

Shigjetari

Hëna dhe Jupiteri do t’ju bëjnë energjikë sot. Mundësi të mira në punë dhe në karrierë. Mos bëni zgjedhje shumë të rëndësishme për momentin. Dedikojuni më shumë punëve të shtëpisë.

Bricjapi

Do të ndieni nevojën e një ndryshimi të fortë në gjithçka. Kritikat që do t’ju bëjnë, do të jenë nga zilia, ndaj mos ua vini veshin, por përpiquni të punoni për një projekt që e keni për zemër.

Ujori

Përpiquni që të jepni këshilla të mira. Nëse po mendoni që të organizoni një mbrëmje me miqtë, bëjeni në mënyrën më të mirë. Mos u ndieni aspak vetëm: thjesht do të jeni të lodhur.

Peshqit

Mos u besoni shumë shpejt personave të rinj. Mos këmbëngulni për një dashuri të pamundur. Kujdesuni më shumë për veten. Sot, nëse dëshironi të tërhiqni vëmendjen e të tjerëve, mos flisni shumë.

Share: