Home KRYESORE Plas në Serbi, politikani radikal iu hedh flamurin e Kosovës në tavolinë...

Plas në Serbi, politikani radikal iu hedh flamurin e Kosovës në tavolinë liderëve serbë

Gjatë ditës së martë, shefi i grupit të përfaqësuesve të Lëvizjes Dveri, Boshko Obradoviç, gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë ka kërkuar që të pranohet rezoluta e lëvizjes së tij, rreth “mbrojtjes së Kosovës”.

Me këtë rast, ai kishte treguar edhe një gur të madh, të cilin siç ka thënë, e ka sjellë nga Kosova. Në një mbledhje të mërkurën në Serbi, ka ndodhur një “incident” tjetër që ka të bëjë gjithashtu me Kosovën. Siç shkruajnë mediat serbe, bëhet fjalë për deputetët e opozitës të cilët shprehën kundërshtimet e tyre në lidhje me Listën Serbe, pasi që sipas tyre, kjo parti ka hyrë në koalicion me “kriminelin e luftës”, Ramush Haradinajn. Me këtë rast, Milijan Damajnoviç nga Partia Radikale Serbe, ia ka hedhur në tavolinë flamurin e Kosovës, Milovan Drecunit, i cili është kryetar i Komisionit Parlamentar për Kosovën.

Këtë, siç thuhet më tej, ai e ka bërë duke i thënë atij që t’ia dërgojë drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë, Marko Gjuriç. /360grade.al

 

Share: