Home KRYESORE Me Kryeministrin e Austrise Sebastian Kurz, model frymezimi per cdo te ri...

Me Kryeministrin e Austrise Sebastian Kurz, model frymezimi per cdo te ri europian.

Sebashku me sekretarin e marredhenieve me jashte te FRPD Besart Xhaferrin, Belind Kellici i FRPF morem pjese ne kongresin e 26 te Junge ÖVP (Forumi Rinor i Partise Popullore Austriake), kongres ne te cilin u zhvilluan zgjedhjet per pasuesin e Sebastian Kurz, i cili e drejtoi kete organizate rinore qe prej vitit 2009.

“Pata rastin ta uroj personalisht z. Kurz per fitoren e zgjedhjeve, mandatimin e tij si kryeminister i Austrise dhe ta falenderoj per mbeshtetjen qe i ka dhene Shqiperise gjate mandatit te tij 4 vjecar si Minister i Jashtem.

Kurz shprehu angazhimin e tij per te vijuar mbeshtetjen ndaj Shqiperise tashme si Kryeminister i Austrise dhe ndaj PD e FRPD, si pjese e familjes se madhe te PPE dhe YEPP. Ai na garantoi se si shtet anetar i BE, vemendje te vecante do te kete ndaj politikave per te rinjte, fuqizimit te tyre si dhe krijimit te mundesive per arsimim dhe punesim.” – shkruan Belind Kellici ne faqen e tij ne Facebook.

Ne pozicionin e kryetarit te Junge ÖVP u zgjodh Stefan Schnöll.

Share: