Home KRYESORE Nëse Kushtetuesja i jep të drejtë PD, a e liron Arta Marku...

Nëse Kushtetuesja i jep të drejtë PD, a e liron Arta Marku zyrën?

A qëndrojnë pretendimet e opozitës se është shkelur apo jo Kushtetuta me zgjedhjen e kryeprokurorit te ri te perkohshem? I ftuar në “5 Pyetjet nga Babaramo” deputeti i PS Ulsi Manja thotë se kjo i përket Gjykatës Kushtetuese për të vendosur, pasi secila nga palët kanë pretendime.

A qëndron pretendimi i opozitës se është shkelur kushtetuta?
Tani palët kanë pretendimet e tyre, opozita thotë se është shkelur, ne themi që nuk është shkelur. Por në fund të ditës nuk jemi ne ata që e vendosim. Ne jemi shprehur me votë, Shqipëria ka një prokuror të përgjithshëm tashmë. Këtë gjë e thotë Gjykata Kushtetuese.

Ne ishin para këtyre fakteve. Ish- Prokurorit të PËrgjithshëm i mbaronte mandati më 7 dhjetor dhe kushtetuta e re që ne miratuam së bashku kishte përcaktuar një tjetër mënyrë zgjedhjeje për Kryeprokurorin. Mandati i prokurorit të përgjithshëm mbaronte në 7 dhjetor, ndërkohë që Kuvendi ishte i detyruar të zbatonte ligjin i cili thotë se Kuvendin në momentin që nuk është krijuar KLP zgjedh një kryeprokuror me më shumë eksperiencë.

A ka tager Kuvendi të zgjedh Prokurorin e Përgjithshëm?
Kuvendi ka detyrimin ligjor të përcaktojë Prokurorin e Përgjithshëm, qoftë edhe të përkohshëm. Me ligjin e ri do të kemi edhe zv/Prokuror të Përgjithshëm, gjë do të bëjë të mos kemi më këtë debat.

Nëse Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë PD a e liron zonja Marku zyrën?
Pse duhet të mendojmë këtë ne? Pse mos të mendojmë se si të ngrimë zyrat e SPAK-ut.

Pse zgjodhët prokurore që s’ka kaluar procesin e Vetingut?
Vetingu është censi i Reformës në drejtësi. Pas mbarimit të tij i hapet rrugë krijimit institucioneve të reja të drejtësisë. Prokurorët tani që janë ngritur insitiucionet e Vetingut është hedhur shorti. Në momentin që zgjidhesh si Kryeprokurore i nënshtrohesh me përparësi. Çka do të thotë se nëse zonja Marku do t’i nënshtrohej Vetingut pas tre muajsh, tashmë do t’i nënshtrohet me përparësi procesit të Vetingut.

A po nis keq kjo Reformë në Drejtësi?
Që mesnatën e 22 korrikut kur janë miratuar ndryshimet kushtetuese, duhet të jetë e qartë për të gjithë që nuk e ndalon dot më njeri. Sa më gjatë të shkojë ngritja e institucioneve thjesht vonohet procesi por nuk mund të kthehet mbrapsh. Këtë e din mirë opozita, ne dhe partnerët ndërkombëtarë. Zbatimi i Reformës në Drejtësi është thjeshtë vullnet politik. Nëse ligji i vetingit nuk do të ishte bllokuar në gjykatën Kushtetuese ku e çoj PD, sot do të kishim të gjitha institucionet. Shqiptarja.com

Share: