Home KRYESORE Ja paratë e Edi Ramës për 2017/ Deklarata e pasurisë!

Ja paratë e Edi Ramës për 2017/ Deklarata e pasurisë!

Viti i kaluar ka qenë i mbarë për kryeminstrin Edi Rama që ka shtuar fitimet nga shitja e pikturave, krahasuar me të njëjtën periudhë me vitin e mëparshëm. Nëse në 2016, Rama bëri vetëm 12 milion lekë të vjetra nga shitja e pikturave, në vitin 2017 thuajse i trefishoi paratë e fituara nga veprat e tij të artit.

Në deklaratën e pasurisë, kryeministri deklaroi rreth 39 milionë lekë të vjetra të fituara përmes tregtisë me pikturat në një vit.

Bie në sy fakti që Edi Rama fiton më pak nga rroga si kryeministër sesa nga shitja e pikturave. Rroga dhe honoraret i shkojnë afërsisht 20 milion e 500 mijë lekë të vjetra në vit, pra thuajse gjysma e parave të fituara nga rroga në shtet.

Shuma që fitoi kryeministri nga shitja e pikturave është e përafërt me atë që ka deklaruar djali i tij i madh, Gregori, i cili deklaroi rreth 28 mijë euro nga shitja e veprave të artit për vitin që shkoi.

Paratë, i ka shfrytëzuar për pagesën e qirasë së shtëpisë dhe për shlyerjen e një borxhi prej 4 milion lekësh të vjetra.

Vitin e kaluar, kryeministri Rama ka gjetur blerësin për apartamentin që kishte në Tiranë, të cilin e ka shitur për 50 milion lekë të vjetra, një apartament i trashëguar nga familja, tip parafabrikat me sipërfaqe 59 metra katrorë.

Sipas të dhënave të deklaruara në ILDKPI, Linda Rama nuk mbetet pas bashkëshortit të saj, kur vjen puna te paratë që sjell në shtëpi. Ajo ka deklaruar rreth 18 milion lekë nga paga si eksperte, 27 milion lekë nga qiratë dhe 12 milion lekë honorare.

Një pjesë të parave të familjes, rreth 50 milion lekë të vjetra, janë depozituar në llogarinë bankare të Linda Ramës. Me një pjesë tjetër është blerë një sipërfaqe toke rreth 2 mijë e 200 metra katrorë në Surrel, që ka kushtuar rreth 69 milion lekë. Deklarata e pasurisë së familjes së kryeministrit Rama u publikua nga SpendingData.al©Lapsi.al

Share: