Home KRYESORE Nora Malaj per femijet autik: Dua te jem Zeri yt…

Nora Malaj per femijet autik: Dua te jem Zeri yt…

Dua të jem zëri yt! Ata janë si ne, vetëm se janë me aftësi ndryshe! Të japin shumë dashuri , të shohin në sy , të dhurojnë buzëqeshjen më të sinqertë dhe më të bukur në botë dhe të thonë jam edhe unë në ketë botë, ndaj më shihni , më ndihmoni e ma bëni të bukur jetën në ketë tokë!

A e dini se 1 në 10 fëmijë në Shqipëri është me aftësi ndryshe? A e dini se 65 për qind e femijëve me aftës ndryshe jetojnë në kushte të vështira jetese? A e dini se 75 për qind e fëmijëve me aftësi ndryshe ndjekin shkollën të tjerët ende jo?

A e dini se 58 për qind të nenave dhe 37 për qind të baballarëve të fëmijëve me aftësi ndryshe janë te papunë dhe nuk marrin shpenzimet minimale për jetën? Kjo është fatkeqësisht pamja që na shfaqet sot në të emblen Shqipëri ku secili prej nesh do të jetoj si njeri!Nëse nuk do të duam njëri- tjetrin askush nuk do na dojë e besoje.

Sot në diten nderkombetare tuajën , dua të jem zëri yt , që të bucasi fort, për ti zgjuar nga gjumi qeverinë e për të thënë që të gjithë së bashku duhet të bejmë shumë më shumë për ju, se Ju jeni si ne , po me një aftësi ndryshe , që ju bënë edhe më të bukur! ❤️❤️❤️

Share: