Home KRYESORE “Duam naftë”, protestojnë para prefekturës qindra naftëtarë

“Duam naftë”, protestojnë para prefekturës qindra naftëtarë

Qindra punonjës të rafinerisë së naftës në Ballsh protestuan përpara prefekturës së Fierit për ndërprerjen e punës në uzinë. Shkak për këtë është bërë mos furnizimi prej një jave i uzinës me naftë bruto.

Me pankarta në duar naftëtarët protestues i janë drejtuar kompanisë Bankers Petroleum duke bllokuar dhe krijuar kaos ne qarkullimin rrugor.

Prodhuesi më i madh në vend “Bankers Petrolium” nuk pranon t’ia shesë kompanisë “Tosk Energy” që administron Uzinën e vetme të përpunimit të naftës në vend.

Ndërkohë Bankers e eksporton naftën bruto jashtë vendit. Pak ditë më parë Autoriteti i Konkurencës ka urdhëruar që kjo kompani të zbatojë kontratën për furnizim me naftë të rafinerisë së Ballshit.

Sipas naftëtarëve sasia e naftës bruto që duhet të shkojë në Rafinerinë e Ballshit duhet të jetë rreth 50 mijë ton në muaj, nga 20- 22 mijë që shkon aktualisht. Protestuesit thonë se do të vijojnë protestën derisa ky problem të zgjidhet dhe uzina të punojë normalisht.

Në një njoftim per mediat kompania Bankers Petroleum sqaron se punonjësit janë duke u përdorur si presion kundrejt kompanisë Bankers kur në fakt është pikërisht Tosk Energji që ka dështuar në përmbushjen e termave të kontratës dhe në mbajtjen e një marrëdhënieje korrekte ndërmjet dy bizneseve./opinion.al

Share: