Home KRYESORE Tym e flakë nga studentët, çfarë po ndodh tek Kryeministria

Tym e flakë nga studentët, çfarë po ndodh tek Kryeministria

Studentët vijojnë protestën tyre para Kryeministrisë, pas ndërprerjes së përkohshëm për shkak të festave të fundvitit dhe kthimit të tyre në shtëpi.

Ata kanë marshuar nga fakultetet e tyre dhe janë bashkuar para Kryeministrisë kur kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre, mes të cilave; uljen e tarifës së studimit, përmirësimin e kushteve në konvikte apo anulimin e ligjit të arsimit.

Si dje ashtu edhe sot, ata paralajmëruar për surpriza për kryeministrin Edi Rama, ndërsa është zbuluar njëra prej tyre.

Pak minuta më parë ata kanë ndezur tymuese dhe flakadanë duke i hedhur ato në drejtim të Kryeministrisë.

Ndërkohë pak më herët u zbulua edhe surpriza e parë, ku studentët kishin ideuar pankarta në formën e paketave, mbi të cilat shkruhet: “Dialogu me KM dëmton rëndë veten & njerëzit rreth teje”.

 

Share: