Home I pakategorizuar Ish-komandanti i UÇK-së, Ramës: Zgjodhe për ministre Arsimi mbesën e spiunit të...

Ish-komandanti i UÇK-së, Ramës: Zgjodhe për ministre Arsimi mbesën e spiunit të UDB-së

Ish-komandanti i UÇK-së, Rexhep Selimi teksa përshëndeti pak minuta më parë vendimin e Presidentit Ilir Meta për të mos dekretuar Gent Cakajn si Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, bëri dhe një akuzë shumë të fortë për Edi Ramën.

Ai shkruan se Presidenti do të duhej ta refuzonte edhe të emeruarën për Ministre të Arsimit.

“A nuk gjeti Rama person më të mirë se sa mbesën e spiunit të UDB-së Ibush Kllokoqit për Ministre të Arsimit?

Sa mirë që nuk është më Rrahman Morina, se ku i dihet, ndoshta do t’iu kishte rekomanduar Ramës nga e njëjta dorë.

Po t’i duheshin ministra nga Kosova, Kryeministri ka pasur ku të kërkojë. Ka Kosova patriote e intelektuale të shquar e të respektuar; nga Prekazi Murat Jashari, për shembull”, shkruan Selimi

Share: