Home KRYESORE Pedagogët e Shkencave Sociale: Sot grevë

Pedagogët e Shkencave Sociale: Sot grevë

Asambleja e Pedagogëve të Fakultetit të Shkencave Sociale njoftoi në rrjetet sociale se ditën e nesërme do të zhvillohet grevë.

Asambleja sqaron se faqja e këtij fakulteti ka postuar dy dokumete në kundërshti me njëra-tjetrën.

“Në fillim shpallet vendimi për grevë i asamblesë së personelit akademik, pastaj një skemë e rifillimit të mësimit, a thua se nuk ka grevë” – thuhet në njoftim.

Më pas theksohet se bazuar në statutin e Universitetit të Tiranës, me shumicë vote të pegagogëve greva është e detyrueshme ligjërisht.

“Kush shkel grevën, shkel ligjin, statutin e UT-së dhe etikën pedagogjike.” – mbyllet njoftimi.

Share: