Home KRYESORE Rasti i Kavajës, Sandër Lleshaj i përgjigjet Berishës

Rasti i Kavajës, Sandër Lleshaj i përgjigjet Berishës

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar publikisht, lidhur me ngjarjen e Kavajës. Përmes një postimi në Instagram, (postim të cilin e ka shpërndarë edhe Kryeministri Rama), Lleshaj thotë se rasti i minorenes së dhunuar është trajtuar menjëherë dhe drejt nga Policia e Shtetit.

Në fakt më shumë se sa informacion publik, Lleshaj është kujdesur t’i përgjigjet ish-Kryeministrit Berisha, që vazhdimisht ka publikuar informacione mbi çështjen.

“S’ka më fjalë shqipe për monstrën që nuk njeh asnjë cak dhe ndot çdo gjë me gjuhën e tij! Rasti fatkeq i minorenes së dhunuar është trajtuar menjëherë dhe drejt nga Policia e Shtetit.Të tjerat janë poshtërsi. Ky e ata që bëjnë politikë apo audiencë me viktimën meritojnë vetëm neveri”, shkruan Lleshaj.

Le të kujtojmë se ishte pikërisht Berisha që e denoncoi publikisht ngjarjen të shtunën e 2 Shkurtit, ndërsa sot ai ka vijuar me të tjera informacione nga qytetari dixhital, që këtë radhë denoncon heshtjen e qeverisë lidhur me ngjarjen.

Postimi i Berishës

Qytetari dixhital denoncon heshtjen e Edvin Psiqikut për përdhunimin e nxënëses 14 vjeçare!

Lexoni mesazhin e tij. sb

Përshendetje dr Wevin Psiqiku vazhdon heshtjen e plotë për krimin e shëmtuar të përdhunimin e nxënses. Vetëm pas katër ditësh heshtje pas publikimit të lajmit të përdhunimit të nxënëses 14 -vjecare nga 8 djemë të shkollës Spiropali u detyrua më në fund të reagojë. Ne reagimimib e saja nxori Spiropali tha paturpësisht se opozita e përdori ngjarjen për Politikë. I kujtoj Elizëz dhe Skenderbuçit të saja se kur Griselda Roshi nusja e Elvis Roshit shpiku se gjasme ishte rrëmbyer edhe përdhunuar për arsye se nuk ngeli dot shtatzëne me Elvisin Dërgoj nd Kavaj të gjith grupin parlamentar të PS sme në krye Lal Plahun e G69 që dërgonte letra ambasadave dhe në Brukselit per të fajësuar Sali Berishën.Kurse ju vetëm informuat për ngjarjen e shëmtuar që fshihej me urdhër të Ramës!

Kujtojmë se në studion e emisionit “Opinion”, gazetarja Anila Basha gjithashtu është shprehur se policia nuk ka vepruar në kohë./ M.B

Share: