Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Koalicioni me PD, ja arsyet pse Tahiri kërkoi largimin e Idrizit nga...

Koalicioni me PD, ja arsyet pse Tahiri kërkoi largimin e Idrizit nga drejtimi i PDIU-së

Me te drejte kalimi i PDIU-së në koalicion me PD-në ka sjellë reagime të ashpra të kundërshtarëve të tij brenda çamëve.

Ish-deputeti i kësaj partie që kaloi i pari në krah të Lulzim Bashës, Dashamir Tahiri i ka kërkuar nga Vlora, dorëheqjen Idrizit nga drejtimi i partisë.

Tahiri e akuzon atë se ka vendosur pushtetin mbi interesat e qytetarëve çam dhe kush mund te thote se nuk ka te drejte ai? Kauza Came eshte ne piken e saj me te ulet ne te gjithe historine e luftes se ketij Komuniteti per Drejtesi.

Ndërsa në Tiranë, Shpëtim Idrizi, fliste për ndikim grek në Shqipëri, ish-deputeti çam Dashamir Tahiri nga Vlora ka kërkuar dorëheqjen e kreut të PDIU-së.

Dashamir Tahiri: Do ti kërkojmë dorëheqjen pasi Shpëtimi është një njeri që ka 10 vjet në krye të partisë. Atje ka dezertuar çdo gjë siç ka dezertuar dhe vetë.

Kalimi i PDIU-së në koalicion me PD në opozitë, sipas ish-deputetit Tahiri nuk është diskutuar me strukturat çame dhe Idrizi se ka vendosur pushtetin e tij mbi interesat e çështjes çame.

Dashamir Tahiri: Tre herë ka ikur nga PS, tre herë ka ikur nga PD. Nuk mund të jetë në krye të partisë. Asnjëherë ai nuk ka marrë asnjë mendim nga komuniteti çam dhe nje njeri i tille duhet te largohet nga drejtimi i asaj partie…

A nuk ka te drejte?

Share: