Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Pandi Laço në emër të gjithë brezit tonë: Reflektoni Rama – Veliaj

Pandi Laço në emër të gjithë brezit tonë: Reflektoni Rama – Veliaj

Valle a e di ku ndodhej Bordura ?
Qe Muri kinez nuk ishte natyrisht…!
Shpresoj ke degjuar ku shkrihej rinia,
Pasione e dashuri, djegur cmendurisht!

Nese do te pyes ku ish’ pasarela
Ti “Breshken” s’e njeh, as Pisten karshi!
Aty behej moda, s’kish yje e Vip-a,
Durrsake, tiranas, …te ndiznin zili !

Nuk kishte as butike, stiliste aq me pak
Nuk kishte make-up, Botox e liftin’
Disa marinare per dy-tre dollare
Gjithe sharmin e botes ta jepnin shkelqim !

Po valle a e di cdo te thote “Portative”
Un’ idhujt e mi mund ti prekja me dore
Jo s’ka pse me duhet Real, Barcelona
Me mjafton “Tirona” me shume meteore

Ti ndoshta vec zell ke patur per shkolle
E ndoshta s’e njeh “Another brick in the wall”
Per nje “Hit-pareid” nje ore ne fund
Te lesh dhe mesimin per ty eshte absurd!

Vall a ke takuar Madam Bovari ?
Po libra “te verdhe” ke shkembyer diku ?
Nese ndonjehere nuk ke qene ” Bel- Ami”!
Me vjen keq per ty, ti asgje nuk di !

Te dehesh i kthjellet, ne pije “kacurrel”
Te kendosh “Satisfaction” , te ndihesh rebel!
Tek parku “Rinia” te flesh ne nje stol
Tek “fushat e zeza” te coptohesh per gol!
Te lahesh tek “Zadrat” ne vjeshte e pranvere!
“Dy njerez te nje qyteti” te shohesh nente here !
Te ngasesh I cmendur vec nje biciklete
Te shkosh ne takim, per te ndare nje sekret !
…. “Valle a e di?”

Foto E. Bermema

Share: