Home Gjeo-Ekonomia “Vota të rreme”, Trump: Do publikojmë prova tronditëse

“Vota të rreme”, Trump: Do publikojmë prova tronditëse

Edhe pse Joe Biden tashmë është shpallur presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump vijon të mos njoh rezultatin e zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Në reagime e bëra së fundmi, Trump shprehet se ka pasur një sërë parregullsish në shtete të ndryshme, ndërsa sipas tij, në Navada do të zbulohen prova tronditëse.

 “Nevada po rezulton të jetë një gropë e votave të rreme. @mschlapp & @AdamLaxalt po gjejnë prova që, kur të publikohen do të jenë absolutisht tronditëse!  Georgia do të jetë një fitore e madhe presidenciale, siç ishte natën e zgjedhjeve. Pennsylvania na ndaloi që të shihnin procesin e numërimit. Gjë kjo e paimagjinueshme dhe e paligjshme në këtë vend.” Wisconsin duket shumë mirë. Duhet pak kohë statutorisht. Do të ndodhë së shpejti! Reince Priebus, Sean Duffy.” –shkruan Trump./ Opinion.al

Share: