Home KRYESORE O ALEAT, mos u ngopshi kurrë o ZOT…! Nga 142.5 euro shkon...

O ALEAT, mos u ngopshi kurrë o ZOT…! Nga 142.5 euro shkon në 158 euro kostoja e përgjithshme e pasaportës!

Nga Shpëtim Zinxhiria, Greqi


Skandali shqiptar që mban firmën dhe vulën e kompanisë ALEAT, zhvat shqiptarët dhe pasuron kompanitë greke.

Nuk janë shpifje por janë fakte që sa vjen dhe rëndojnë gjithnjë e më shumë në kurriz të emigrantëve, përball heshtjes së shoqatave…

Shqiptarët janë të vetmit që paguajnë pasaportat më shumë se çdo vend tjetër të Evropës, por sikur të mos mjaftojë kjo ata duhet të paguajnë edhe 16 euro më shumë që kjo pasaportë t’ju vi në shtëpi pa kartën e idenditetit. Pasi këtë të fundit duhet të shkojë në konsullatë për ta marrë vetë.

Janë shërbime absurde dhe fitimprurëse në dëm të emigrantëve.

Por…

Emigrantët duhet të fusin dorën në xhep akoma më thellë, jo për faj të tyre por në bazë të interesave të kompanive shqiptaro-greke me firmën dhe vulën ALEAT.

Mbani mënd që para disa javësh gjatë pagesës që bënim për rinovimin e pasaportës dhe të kartës së idenditetit paguanim 2.5 euro për llogari të Bankës greke Pireos, ndërsa sot emigranti do paguaj 3 euro.

Mbani mënd që me propagandën e kësaj kompanie franceze na i sillnin kundër vullnetit tonë pasaportën kundrejt pagesës 6.70 euro, ndërsa sot pagesa ka shkuar në 13 euro. Edhe ai shqiptar që e ka shtepinë 2-3 km larg ambasadës apo konsullatës duhet të paguaj këtë kosto kaq të lartë.

Mbani mënd që kostojq e rinovimit të pasaportës dhe kartës së idenditetit ishte 142 euro + 2.5 euro, ndërsa sot e kanë rrumbullakosur në 145 euro.

Bashkatdhetarë mbani mënd që para disa javësh kostoja e përgjithshme e pasaportës bashkë me kartën e idenditetit dhe pagesa plus për llogari të bankës Pireos dhe tarifës së pagesës për marrjen e kësaj në shtepi ishte 152. 7 euro. Sot ALEATI e ka çuar koston dhe e ka rrumbullakosur atë në 158 euro.

Shqiptarët nga 142 euro që bën kostoj e pasaportës bashkë me kartën e idenditetit paguajnë sot në përgjithësi 158 euro, pra rreth 12 % më shumë të vlerës së pasaportës.

Nga ana tjetër me ligj nga një gram deri në një kilogram paguhet 6 euro duke ta sjellur ne dorë porosinë, por kjo firmë ne kundershtim me ligjet në fuqi dhe me pëlqimin e qeverisë ka rritur tarifen akoma edhe me 110%. Nëse kjo nuk përbën vjedhje atëhere çfarë mund të themi kësaj, e themi ketë se pesha e pasaportës është ndoshta 7 herë më e lehtë dhe pagesa më e shtrenjtë.

Pyetja shtrohet; Përse emigranti nuk e merr pasaportën ashtu siç bën për aplikim? Përse heshtin shoqatat, çfarë presin?

Share: