Home KRYESORE Sondazhi italian/ Opozita fituese, Rama ruan Tiranën, opozita revansh në Durrës

Sondazhi italian/ Opozita fituese, Rama ruan Tiranën, opozita revansh në Durrës

Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot opozita e bashkuar do të fitonte në përballjen me socialistët në një diferencë prej 4%. Partia në pushtet, që do të garojë e vetme në zgjedhje, ka rënie në shkallë vendi në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017 (PS 44%). Ndërsa partitë e opozitës shkojnë së bashku në 48% (PD 35%, Lsi 11%, PDIU 2%) këto janë shifrat e nxjerra nga TV Ora dhe kompania italiane “Antonio Notto sondazh” të cilët kanë një traditë me zgjedhjet dhe Exit Poll në vend.

Interesant është fakti, se ende sot rreth 30 % e të pyeturve rezultojnë të jenë ende të pavendosur. “Kjo është fotografia e parë dhe nuk do të thotë aspak që këto do të jenë edhe rezultatet përfundimtare të 25 prillit” tha në studion e Sonila Meços, Antonio Notto.

Sot janë shpallur gjithashtu edhe rezultatet e pritshme të të dy qarqeve kryesore në vend, të cilat përbëjnë surpriza për të dy blloqet politike.

Nga njëra anë, opozita mund të duket e zhgënjyer nga rezultatet e Tiranës, qendrës politike të vendit, ku Rilindja ruan pak a shumë rezultatet e katër viteve më parë, pavarësisht nga ato që kanë ndodhur.

Lexo më tej:

Rezultatet e sondazhit/ Kush fiton qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 25 prillit
Nga ana tjetër, Durrësi duket se përbën një goditje të fortë për PS-në dhe një rikuperim të madh të PD-së e cila bashkë me LSI rezulton të jetë 7% avantazh.

Sondazhi/ Si del rezultati i zgjedhjeve në Durrës në 25 prill
Lidhur me shifrat e rezultatit të përgjithshëm (në foton e madhe) ku të dy kollonat djathtas dhe majtas nuk japin 100%, Antonio Notto i pyetur se përse në fund ato nuk bëjnë 100%, sqaroi se 100% del nga mesatarja e tyre. Pra nëse PS-ja shkon nga 42% deri në 46% rezultati i saj me i afërt është 44%. Vetëm duke mbledhur këto mesatare plotësohet 100%./Lapsi.al

Share: