Home KRYESORE Të pranishëm edhe në Shqipëri, skandalet përfshijnë rojet e kufirit të jashtem...

Të pranishëm edhe në Shqipëri, skandalet përfshijnë rojet e kufirit të jashtem të BE-së

Nga Spiegel International

Burrat dhe gratë që janë pjesë e forcës së re elite kufitare të Europës takohen çdo mëngjes në orën 9 në një konferencë online që ndiqet kudo në Greqi, Kroaci, Bullgari dhe Shqipëri. Zyrtarët e Frontex zakonisht diskutojnë lëvizjet e migracionit dhe trafikimin e qenieve njerëzore, Por që nga fillimi i janarit, takimet e brendshme janë përqendruar kryesisht në moralin dhe dëshirën për ndryshim brenda ekipit.

“Bëni diçka , ose së shpejti askush nuk do të punojë më këtu,” bëri thirrje një roje kufitare.

Policët dhe gratë që ankohen vazhdimisht janë rojet e para të kufirit të Bashkimit Europian. Ata janë pjesë e trupave të Frontex.

Për muaj me radhë, Frontex, agjencia e mbrojtjes së kufirit të BE-së dhe kreu i saj Fabrice Leggeri, janë përfshirë në një seri skandalesh. Frontex është akuzuar se është përfshirë në riatdhesime të paligjshme të refugjatëve në kufijtë e jashtëm të Europës, ngacmime në vendin e punës dhe një rast të mundshëm mashtrimi të lidhur me agjencinë.
Tani kriza ka prekur edhe rojet kufitare, raporton abcnews.al

Frontex planifikon të vendosë deri në 10,000 roje kufitare në kufijtë e jashtëm të BE-së në vitet e ardhshme. Nëpunësve civilë u janë premtuar pajisje të reja dhe punë në vendet e BE-së me paga të bollshme dhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen është përpjekur personalisht në krijimin e trupave që do të jenë pjesë e mbrojtjes së kufijve të BE-së.
Puna mund të tingëllojë joshëse në letër, por rojet kufitare rezervë janë vendosur në vendet si Greqia, Kroacia dhe Shqipëria.

Disa oficerë kanë thënë për DER SPIEGEL se ka një mungesë të automjeteve të agjencisë, të tilla si SUV(makina sportive) që duhet të merren me qira, dhe se disa oficerë madje duhet të paguajnë vetë për gazin e makinës në disa raste.
Ata pretendojnë se shpenzimet nuk ishin rimbursuar për arsye burokratike dhe mungonin pjesë të uniformave të reja dhe se duhej të bliheshin nga vetë rojet e kufirit.
Oficerët duhet të ndiqnin kriminelët dhe të kapnin kontrabandistët, por oficerët e Kategorisë 1, të cilët janë të punësuar drejtpërdrejt në Frontex, deri më tani nuk u është lejuar të mbajnë armë sepse agjencia dështoi të sigurojë bazën ligjore për ta bërë këtë gjë në kohë.

Rezultati është që rojet e kufirit, gjoja anëtarë të një force elite europiane, duhet të shoqërohen në secilin prej patrullave të tyre nga forcat e sigurisë kombëtare.

Kur u kontaktua nga DER SPIEGEL, Frontex gjithashtu tha se pandemia ka krijuar sfida shtesë për vendosjen e rojeve kufitare por gjërat janë përsëri në rrugën e duhur.
Megjithatë, vetë zyrtarët e agjencisë nuk mendojnë që situata është në rrugën e duhur.

Krijimi i forcave kufitare është një nga projektet më të rëndësishme të BE-së për politikën e migracionit. Qëllimi është të kontrollohet imigracioni i parregullt.
Por Frontex ka qënë i përfshirë në skandale të shumta. Vjeshtën e kaluar, DER SPIEGEL, së bashku me partnerët ndërkombëtarë të medias, ishin të parët që raportuan se forcat e Frontex në Detin Egje ishin përfshirë në riatdhesime të paligjshme të refugjatëve, raporton abcnews.al

Bordi Drejtues i Frontex po heton pretendimet dhe gjithashtu është hapur një hetim. Vetë Leggeri është ai që po pengon hetimet.
Në janar, Zyra Europiane Kundër Mashtrimit (OLAF) njoftoi se kishte filluar një hetim ndaj Frontex. Leggeri pretendon se hetuesit po shqyrtojnë raportet dhe se atij nuk i lejohet të japë asnjë koment tjetër.

Por DER SPIEGEL ka zbuluar në raportin e tij se akuzat shkojnë përtej kësaj. Hetimi përfshin një rast të mundshëm të mashtrimit që përfshin një ofrues të shërbimeve, akuzat për ngacmime në vendin e punës dhe nëse informacioni nuk është dhënë nga zyrtari i të drejtave themelore të agjencisë, puna e të cilit është të monitorojë respektimin e Frontex të të drejtave themelore të njeriut të përcaktuara në statutet e BE-së, konventat dhe të drejtën ndërkombëtare .

Dokumentet e brendshme sugjerojnë që i gjithë stili i udhëheqjes së Leggeri është nën vëzhgim.

Çfare ndodhi? Si mundet që autoriteti i ngarkuar me mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE-së të përjetojë një kaos të tillë? Dhe çfarë do të thotë gjithçka për politikën e migracionit të BE-së?

DER SPIEGEL, organizata mediatike Lighthouse Reports dhe gazeta franceze Libération intervistuan gati një duzinë zyrtarësh aktualë në raportimin e kësaj historie. Shumica insistuan që emrat e tyre të mos përmenden në histori nga frika se mund të humbasin punën. Leggeri, nga ana e tij, refuzoi një kërkesë për intervistë.


Si Leggeri mori pushtetin e Frontex?

Selia e Frontex ndodhet në një kompleks zyrash në rrethin Ëola të Varshavës, jo shumë larg nga qendra e qytetit. Për vite, vetëm disa zyrtarë kanë punuar aty duke përpiluar raporte mbi migrimin. Rojet aktuale të kufirit u huazuan nga forcat e policisë kombëtare.
Por agjencia është rritur nga një buxhet prej pak më shumë se 6 milion eurosh në 2005 në 460 milion euro në 2020. Deri në vitin 2027, taksapaguesit e Europës kanë siguruar rreth 5.6 miliardë euro për financimin e agjencisë, raporton abcnews.al

Frontex tani ka rojet e veta kufitare, përveç avionëve dhe dronëve dhe së shpejti do të kenë edhe linja ajrore pa pilot që do të sigurojnë mbikëqyrje në Detin Egje.
Rritja e Frontex ka të bëjë shumë me Leggeri, njeriun që ka bërë më shumë se kushdo tjetër për të formuar agjencinë.
Leggeri, 52 vjeç, ka lindur në Mulhouse, në rajonin e Alsasit të Francës dhe flet rrjedhshëm gjermanisht. Ai studioi në Nationale d’Administration në Strasburg, një universitet në të cilin kanë studiuar vetëm elita franceze.

Duke filluar nga viti 2013, ai punoi në Ministrinë e Brendshme në Paris në departamentin e emigracionit. Në atë kohë, qeveria mbrojti zgjerimin e Frontex dhe dy vite më vonë, Leggeri u emërua kreu i agjencisë.

Kolegët e përshkruajnë Leggeri si teknokrat.

Gjatë zgjerimit të Frontex, Leggeri përshtati agjensinë për t’iu përshtatur saktësisht nevojave të tij. Ai e zgjeroi kabinetin e tij, duke vendosur në poste të larta bashkatdhetarët e tij francezë.
Punëtorët e Frontex thonë se Leggeri të gjitha vendimet e rëndësishme i merrte nga një rreth i vogël i ngushtë.
Ata e përshkruajnë atë si një maniak të kontrollit madje disa punonjës e kanë quajtur “diktator”.

Punonjësit e Frontex e kanë emëruar kabinetin e Leggeri “France Télécom” kur bosët nuk janë aty. Bëhet fjalë për skandalin në autoritetin francez të telekomunikacionit, i cili përfshinte ngacmime sistematike dhe të shumta aq sa çoi që një numër i punonjësve të vetëvriteshin .
Pakënaqësia nga shumë punonjës të Frontex i drejtohet kryesisht një prej të besuarve më të afërt të Leggeri: Thibauld de La Haye Jousselin.
Francezi vjen nga një familje aristokrate nga Franca e Jugut. Ai dikur ka punuar për Bernard Carayon, një anëtar i parlamentit francez, i cili dikur ishte pjesë e një unioni studentor të ekstremit të djathtë, raporton abcnews.al

De La Haye Jousselin është një oficer rezervë në ushtrinë franceze. Tani, ai i shërben Leggerit si kreu i kabinetit të tij.
Personat e brendshëm thonë se de La Haye Jousselin udhëheq me një grusht të hekurt dhe se ai është një person gjaknxehtë. Punonjësit pretendojnë se ai fyen njerëzit dhe tregon mosrepekt ndaj tyre.

Agjencia deklaroi se Frontex nuk ka marrë asnjë ankesë zyrtare në lidhje me de La Haye Jousselin dhe gjithashtu pretendoi se asnjë anëtar i kabinetit nuk është punësuar vetëm në bazë të kombësisë së tyre. De La Haye Jousselin hodhi poshtë akuzat si “të rreme dhe të pabaza”.

Por sjellja e Leggeri dhe shefit të kabinetit të tij ka sigurisht edhe pasoja. Mosmarrëveshja duket se ka qënë zhgënjyese. Dhe kjo ka të ngjarë të jetë një nga arsyet që mekanizmat e kontrollit të brendshëm në agjenci po bëhen më pak efektivë.

Inmaculada Arnáez ka më shumë se 20 vite përvojë në çështjet e të drejtave të njeriut. Avokatja spanjolle ka punuar për Kombet e Bashkuara dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë dhe ka bashkëpunuar me Frontex që nga viti 2012.
Konflikti i fundit midis Leggeri dhe Arnáez ndodhi në kohën kur Parlamenti Europian i dha komisionerit të të drejtave themelore më shumë kompetenca në vitin 2019.

Arnáez do të ndihmohej nga 40 vëzhgues të të drejtave të njeriut, duke i mundësuar zyrës së saj të kryente hetimet e nevojshme në kufijtë e jashtëm të Europës. Me sa duket kjo ishte e paimagjinueshme për Leggeri.Më 19 nëntor 2019, ashtu si Arnáez , shefi i Frontex reklamoi publikisht pozicionin e saj.

Duke vepruar kështu, Leggeri gjithashtu kishte anashkaluar Bordin e Menaxhimit të Frontex, pasi diçka e tillë kërkon miratimin e bordit.
Ai e kishte njoftuar Arnáez-in vetëm pak kohë më parë.

Komisioni e detyroi Leggeri të tërhiqte njoftimin për punë. Por shefi i Frontex nuk u dorëzua. Ai pretendoi se Arnáez duhej të zëvendësohej sepse ajo nuk ka përvojë të mjaftueshme në menaxhim për të udhëhequr 40 punonjës.

Arnáez e ka paralajmëruar vazhdimisht Leggeri kundër thyerjes së ligjit. Kolegët thonë se ajo besonte në fuqinë e raporteve të saj. Ajo rregullisht e ka informuar Leggerin për shkeljet e të drejtave të njeriut në Detin Egje dhe rekomandoi që ai të braktiste misionin në Hungari.

Leggeri shpërfilli raportet e zyrtarit të të drejtave themelore dhe vazhdoi operacionin në Detin Egje. Ai tërhoqi oficerët e tij nga Hungaria disa javë më parë pasi një vendim i Gjykatës Europiane të Drejtësisë e detyroi atë ta bënte diçka të tillë.
Kur u kontaktua për të folur rreth çeshtjes, Leggeri deklaroi se ai e kishte vlerësuar gjithmonë punën së bashku me Arnáez. Ai shtoi se përvoja e menaxhimit është e nevojshme për shkak të rritjes së mprehtë të buxhetit, raporton abcnews.al

Leggeri ende nuk ka punësuar 40 vëzhgesuesit e të drejtave të njeriut deri më sot. Kur u gjykua edhe u dënua nga nga Parlamenti Europian, Leggeri fajësoi Komisionin Europian për vonesat. Komisionerja Europiane për Punët e Brendshme Ylva Johansson, e cila është përgjegjëse për portofolin që përfshin Frontex, e akuzoi atë se kishte mashtruar parlamentin.
Bordi Drejtues i Frontex e zëvendësoi Arznex në mënyrë të përkohshme me Annegret Kohler, një shtetase gjermane që kishte punuar më parë në kabinetin e Leggeri.

Si i mbuloi Frontex shkeljet e të drejtave të njeriut?

Qëndra e Frontex është e rrethuar nga monitorët, me satelitë që transmetojnë imazhe në kohë reale nga rajonet kufitare.
Nga tryezat e tyre, oficerët e Frontex mund të monitorojnë nga afër ngjarjet që ndodhin në skajet e Europës. Pak para mesnatës, oficerët e patrullës kufitare greke kapën një gomone në veri të ishullit të Lesbos dhe dërguan 20 deri në 30 refugjatë në anijen e tyre në vitin 2019.

Sipas ligjit, ata mund të bënin kërkesë për azil. Në vend të kësaj, megjithatë, ata i vendosën refugjatët përsëri në gomone dhe më pas i dërguan përsëri drejt Turqisë.
Zyrtarët grekë në qendrën e koordinimit në Piraeus urdhëruan pilotët e Frontex të ndryshojnë kursin larg gomones. Drejtuesi i ekipit të Frontex pyeti nëse kishte ndonjë arsye të veçantë për ndryshimin e kursit, por përgjigjia ishte jo, raporton abcnews.al

Në orën 3:15 të mëngjesit, piloti tregoi një imazh të refugjatëve vetëm në det, disa qindra metra larg bregdetit turk.
Asnjë njësi turke nuk ishte në zonë, njoftoi piloti. Gomonja nuk kishte asnjë motor dhe Rojet Bregdetare greke ishin larguar. Refugjatët, përfshirë katër fëmijë, u shpëtuan vetëm mëngjesin e nesërm në 6:52 të mëngjesit nga Marina e Turqisë.

Garda Bregdetare e Greqisë ka kthyer në mënyrë sistematike shumë emigrantë për disa muaj. Ata kanë ndaluar anijet e refugjatëve në ujërat territoriale greke dhe ndonjëherë kanë shkatërruar motorët e tyre para se t’i dërgojnë përsëri drejt Turqisë.

Rregulloret e Frontex kërkojnë që Leggeri të pezullojë misionet kur është në dijeni të të të drejtave të njeriut.
Mbi të gjitha, forcat e tij supozohet se mbrojnë të drejtat e njeriut. Por Leggeri këmbëngul se ai nuk ka informacion në lidhje me diçka të tillë- pavarësisht nga fakti që DER SPIEGEL dhe partnerët e tij kanë dokumentuar në mënyrë të vazhdueshme se si njësitë e Frontex ishin afër të paktën gjatë shtatë operacioneve të paligjshme të kthimit.

Gjatë operacioneve të tyre, personeli i Frontex është nën komandën e zyrtarëve kufitarë grekë. Tashmë marsin e kaluar, një oficer i ndërmjetëm grek urdhëroi një njësi daneze të Frontex të linte në det të hapur një grup refugjatësh, sipas postave elektronike të brendshme që DER SPIEGEL ka shqyrtuar.

Sidoqoftë, Frontex e mbylli çështjen brenda një dite. Më vonë, në dëshminë që ai dha para Parlamentit Europian, Leggeri pretendoi se incidenti kishte qenë thjesht një keqkuptim.
Incidenti që ndodhi afër Lesbos natën e 18-19 Prillit u dokumentua nga vetë oficerët e Frontex.

Çështja ishte me sa duket aq e ndjeshme sa Leggeri mori kontrollin mbi hetimin dhe ia delegoi çeshtjen Zyrtarit për të Drejtat Themelore.
Më 8 maj, ai i shkroi Ioannis Plakiotakis, ministrit grek të çështjeve detare, një letër që DER SPIEGEL po ashtu ka informacione.

Në letër, Leggeri shprehu shqetësimin e tij dhe kërkoi një hetim të brendshëm. Respektimi i të drejtave të njeriut, është një “kërkesë përfundimtare” e misionit Frontex, shkroi ai.
Flukset e migrimit në Egje përfaqësojnë një “kërcënim natyror hibrid”, thuhet në përgjigje. Për shkak të krizës së koronavirusit, është më e rëndësishme se kurrë të parandalohen kalimet e paligjshme të kufirit dhe askush nga migrantët nuk kishte kërkuar azil.

Sipas një vlerësimi fillestar nga zyrtarët grekë, askush nga ata që ishin në bord nuk kishte nevojë të veçantë për mbrojtje.
Ekspertët ligjorë e shohin përgjigjen greke si të pavlefshme. “Roja bregdetare greke pa dyshim bënë një shkelje të të drejtave të njeriut në këtë rast,” sipas Dana Schmalz, një eksperte e të së drejtës ndërkombëtare në Institutin Max Planck në Heidelberg.

Nga perspektiva e saj, është një rast i qartë i një kthimi të paligjshëm.

Por Leggeri ishte i kënaqur me raportin. Vendimi: Nuk kishte asnjë kthim mbrapa, nuk kishte shkelje të të drejtave të njeriut. Kreu i Frontex mbylli në heshtje incidentin. “Ka pasur disa raste kur Leggeri nuk na ka siguruar informacionin e duhur,” thotë Tineke Strik, një anëtare e Parlamentit Europian nga Holanda, raporton abcnews.al

Frontex tha se qeveria greke nuk kishte konstatuar ndonjë shkelje të të drejtave të njeriut. Agjencia duhet të mbështetet tek autoritetet kombëtare për të hetuar incidente të tilla, këmbënguli Frontex, pasi nuk është i autorizuar të ndërmarrë vetë hetime të tilla.

Zyrtarëve të Frontex u kërkohet të raportojnë incidente në të cilat ata dyshojnë se shkeljet e të drejtave të njeriut mund të kenë ndodhur, të ashtuquajturat “Raporte të Rënda të Incidenteve”. Por raporte të tilla nuk janë shkruar kurrë. Për vite, zyrtarët e Frontex kanë ndjekur shembullin e shefit të tyre Leggeri: Kur dyshoni, heshtni.

Në fakt askush nuk është i gatshëm të rrezikojë karrierën e tij ose të shkaktojë probleme për vendin e tij pritës. Në një rast, një zyrtar madje u përpoq të parandalonte një koleg suedez nga paraqitja e një Raporti të Rastit të Rëndë, i tha kreu i kontrollit kufitar suedez Bordit të Menaxhimit të Frontex.

Një oficer i policisë federale gjermane është një nga të paktët që dëshiron të kundërshtojë, megjithëse ai ka kërkuar që të mos publikohet emri i tij.
Më 28 nëntor 2020, në ditën e tij e parë në një mision të Frontex në ishullin grek të Samos, ai lexoi një artikull nga DER SPIEGEL. Historia fliste për Uckermark , anijen me të cilën ishte planifikuar të shërbente atë mbrëmje. Artikulli raportoi se gjermanët kishin ndaluar një anije refugjatësh në 10 gusht dhe ia kishin dorëzuar rojes bregdetare greke, e cila më pas vazhdoi të braktiste refugjatët në det, raporton abcnews.al

Polici federal tha që nuk mund të merrte pjesë në operacione të tilla dhe se nuk donte të ishte bashkëpunëtor i ndonjë shkeljeje ligjore.
Më vonë, ai u dërgoi një shpjegim shokëve të tij përmes WhatsApp: “Unë kam vendosur që mos të toleroj masat e marra nga grekët dhe sigurisht nuk mund t’i mbështes ato”. Gjithsesi u mohua se kishte shkelje ligjore. Megjithatë, policia nuk mendonte të njejtën gjë. Ai nuk pranoi të merrte pjesë në mision. Ai thotë se kurrë më nuk do të bëhet vullnetar për të marrë pjesë në një mision të Frontex.

Si zyra europiane kundër mashtrimit, zbuloi të vërtetën rreth Leggerit?

Zyra Europiane Kundër Mashtrimit (OLAF) gjithmonë përfshihet në raste të tilla kur ka dyshime se interesat financiare të BE janë shkelur. Dhe së fundmi, OLAF hapi një hetim për Frontex. Më 7 dhjetor, zyrtarët e OLAF kontrolluan selinë e Frontex në Varshavë, duke përfshirë zyrat që i përkisnin Leggeri dhe Shefit të Kabinetit Thibauld de La Haye Jousselin.

Leggeri ende nuk ka komentuar publikisht për hetimin. Sipas anëtarëve të parlamentit gjerman, Bundestag, Leggeri dëshmoi përpara Komisionit për Punë të Brendshme në janar në Berlin dhe tha se hetimi kishte të bënte me akuzat e refuzuara më parë dhe se ai nuk mund të thoshte më shumë. Megjithatë, kjo është në fakt vetëm gjysma e të vërtetës.

DER SPIEGEL ka mësuar se hetimi është më shumë se kaq. Për javë të tëra, zyrtarët e OLAF kanë thirrur dëshmitarë dhe kanë marrë në pyetje anëtarët e stafit të Frontex.
Fokusi i hetimit është me sa duket një rast i mundshëm mashtrimi. Një kompani polake e IT i shiti agjencisë një program biznesi që kushtonte me qindra mijëra euro, pjesërisht për trajnimin e rojeve kufitare.
Punonjësit e Frontex u ankuan tek eprorët e tyre, se softueri nuk funksiononte mirë. Por agjencia sidoqoftë pagoi pjesën më të madhe të çmimit. Sipas dokumentacionit që DER SPEIGEL ka shqyruar, punonjësit informuan menaxhmentin në 2018 se mospërputhjet në këtë çështje mund të çonin në akuza për mashtrim.

Sipas rregullave të BE-së, nga drejtori i Frontex kërkohet që menjëherë të raportohen raste të mundshme të mashtrimit tek OLAF,” sipas Valentina Azarova e Qendrës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Mançester.
Frontex nuk pranoi të komentonte mbi hetimin e OLAF. Kompania polake e softuerit në fjalë këmbënguli se deri më tani ka përmbushur në mënyrë korrekte të gjitha detyrimet e saj kontraktuale ndaj Frontex. Dhe kompania ende po merr kontrata nga agjencia europiane e kufirit, disa prej tyre me miliona, raporton abcnews.al

Hetuesit e OLAF-it shpresojnë të zbulojnë nëse Leggeri ose shefi i tij i kabinetit i kanë ngacmuar punonjësit e agjencisë.
Ata po hetojnë gjithashtu nëse anëtarët e stafit u urdhëruan të fshehin informacione nga Shefi i të Drejtave Themelore Arnáez dhe pasardhësi i saj.Sipas OLAF, hetimi nuk ofron asnjë provë se ka ndodhur ndonjë gjë e gabuar, jashtë rregullave. Por me sa duket ka indikacione serioze të sjelljes personale nga ana e Leggeri.

Në Bruksel, disa i referohen Leggerit si “Fabrice Teflon”, me shefin e Frontex që deri më tani i ka shpëtuar të gjitha akuzave për keqmenaxhim dhe pretendimet se agjensia e tij ishte e përfshirë në veprime të paligjshme. Megjithatë, tani, presioni është ulur.

Komisionerja Europiane Johansson pak a shumë e ka bërë të qartë se ajo nuk e konsideron më të besueshëm Leggerin në pozicionin e tij.
Megjithatë, nuk i takon Komisionit Europian të vendosë fatin e Leggeri. Ky është një vendim që duhet të merret nga Bordi Drejtues i Frontex. Bordi përbëhet në thelb nga përfaqësues nga ato vende që janë pjesë e Zonës Shengen, me Komisionin që ka vetëm dy deputetë në bord.

Shtetet anëtare të BE-së kanë shprehur gjithmonë mbështetjen e tyre për Leggerin në të kaluarën.
Dhe shumë prej tyre ka të ngjarë të jenë të kënaqur nga metodat herë pas here të pamëshirshme të përdorura nga Frontex për të parandaluar azilkërkuesit që të kalojnë në BE, sipas Giulia Laganà, një eksperte e emigracionit në Institutin e Politikës Europiane.

Pyetja është nëse Bordi Drejtues do të vazhdojë të mbështesë Leggeri sapo akuzat për ngacmime në vendin e punës dhe madje edhe mashtrime të mundshme të bëhen publike. Parlamenti Europian tashmë ka njoftuar synimin e tij për të kryer një hetim katër-mujor.

Stili i udhëheqjes së Leggeri dhe atmosfera e vendit të punës në Frontex duhet të përfshihen në hetim.

Edhe vetë anëtarët e stafit të Leggeri në Varshavë kanë filluar të pyesin se për sa kohë shefi i tyre do të vazhdojë të mbajë postin e tij. “OLAF është duke na kontrolluar, morali i punonjësve ka rënë,” sipas një zyrtari. “Pyes veten pse ai nuk largohet “. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al

Share: