Home KRYESORE Deklarata e Mziut/Kim:Ditët e grupeve të armatosura i përkasin të kaluarës

Deklarata e Mziut/Kim:Ditët e grupeve të armatosura i përkasin të kaluarës

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka reaguar pas deklaratës së dhënë nga kandidati i PD në Dibër , Xhelal Mziu, i cili kërkoi ndjesë pasi gjatë një takimi elektoral ditën e djeshme tha se kush blen vota do ta pësojë si ai i Elbasanit, duke iu referuar ngjarjes së ndodhur në kët qytet ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

Përmes një postimi në Twitter Kim shprehet se i vjen mirë që Mziu ka kërkuar falje teksa thekson se ditët e grupeve të armatosura që “patrullojnë” rrugët i përkasin të kaluarës që të gjithë duhet ta refuzojmë.

“Më vjen mirë të shoh ndjesë të qartë nga Dibra. Dhuna e shkaktuar Elbasanit këtë javë nuk mund të justifikohet, nuk duhet të përsëritet. Ditët e grupeve të armatosura që mbajnë copën e ndonjë partie politike dhe “patrullojnë” rrugët i përkasin të kaluarës – e kaluara e shëmtuar që të gjithë duhet ta refuzojmë”, tha Kim./Opinion.al

Share: