Home KRYESORE VIDEO/ Me grushte e shufra hekuri, sherr masiv mes vëllezërve në Shëngjin

VIDEO/ Me grushte e shufra hekuri, sherr masiv mes vëllezërve në Shëngjin

Një sherr masiv mes disa të rinjve është regjistruar ditën e djeshme në Shëngjin. Policia bën me dije se konflikti ka nisur fillimisht mes 2 vëllezërve nga Kosova me 2 vëllezër nga Shëngjini por janë përfshirë dhe të rinj të tjerë. Kanë qenë vëllezërit Çlirim Zeneli 23 vjeç dhe Qendrim Zeneli 21 vjeç nga Kosova janë përplasur me vëllezërit Amarildo Jushi 24 vjeç dhe Adriano Jushi 24 vjeç banues në Shëngjin.

Sikurse vërehet në pamjet e mëposhtme të rinjtë shfaqen duke u zënë me grushte e me shkopinj hekuri. Si pasojë, të katërt kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë, për mjekim.

Autoritetet njoftojnë se të katërt janë proceduar penalisht për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Njoftim i policisë:

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Lezhë proceduan penalisht për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje ” ,kryer në bashkëpunim, shtetasit: Ç.Z.,23 vjeç, Q.Z., 21 vjeç (vëllezër ),banues në Kosovë,  A.J., 24  vjeç dhe A.J., 24 vjeç ( vëllezër ),  banues në Shengjin. Këta shtetas, ditën e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta ,ku  si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta  të katërt dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë, për mjekim. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Share: