Home KRYESORE Kadilli shpreh ambicje për Bashkinë e Tiranës

Kadilli shpreh ambicje për Bashkinë e Tiranës

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, ish deputeti i Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli ka folur për projektet e tij në të ardhmen brenda PD-së.

I pyetur nga Arian Çani në lidhje me zërat që qarkullojnë se Kadilli ka në plan të jetë kandidat për kryetar bashkie i Partisë Demokratike në Tiranë, Fatbardh Kadilli ka thënë se një gjë të tillë e ka konsultuar me miq, kolegë e figura të televizionit, por akoma me kreun e PD-së Berishën.

Gjatë fjalës së tij, Kadilli ka thënë se projekti që ai synon është që opozita të përballet me pushtetin në Tiranë, dhe për këtë beson se do të ketë mbështetjen e Berishës.

Arian Çani: A është e vërtetë se janë hapur llafe se ti ke në plan dhe pritet të jesh kandidat për kryetar bashkie i PD në Tiranë, sfidant i Erion Veliajt?

Fatbardh Kadilli: Është e vërtetë që e kam konsultuar me miq, kolegë e figura të ekranit mundësinë e kandidimit si përfaqësues i opozitës përballë Erion Veliajt apo kushdo të jetë nga PS për garën e bashkisë. Deri tani ka qenë një konsultim miqsh. Ti po e bën lajm se unë deri tani nuk kam folur publikisht./Bold News

Share: