Home KRYESORE “Nuk kishin vetëm gjashtë vite ngujim e dhunë”/ Detaje nga ngjarja në...

“Nuk kishin vetëm gjashtë vite ngujim e dhunë”/ Detaje nga ngjarja në Tiranë: Daja u bë “shpëtimtari” i familjes së mbyllur

Paradoksi i jetesës ekstreme të një familjeje në Tiranë, u takua me realitetin dhe ‘gjyqin njerëzor” dje, ku ngujimi i tyre mori fund.

Xherxh (Gjergj) Laçi, përveç se zot shtëpie, u bë edhe “Zot” i jetës së tre anëtarëve të familjes së tij, duke vendosur mbi fatin e tyre, e duke i mbajtur ato të nënshtruar me mendimet e tij ekstremiste e radikaliste.

Burim pranë familjarëve të rënduar psikologjikisht, bën me dije për Top Channel se kjo ngjarje nuk ka vetëm gjashtë vite që vazhdon e vulos errësirë në jetën e dy të miturve e një gruaje, por më shumë se aq.

Dita e tyre niste me errësirë brenda katër mureve, me ushqime të dhuruara nga të afërmit e me rroba të arnuara e të vjetëruara, e mbyllej po në të njëjtën mënyrë, në përjashtim të rasteve kur Laçi lejonte vetëm të voglin për në xhiro të shkurtër nëpër lagje.

Burime të afërta pranë fëmijëve njëri 15 tjetri 17 vjeç, bëjnë me dije se ata kanë rrëfyer se babai i tyre mbante thika në brez dhe në kasafortë, si mënyrë shantazhi e shpejtë ndaj tyre në rast se nuk I bindeshin për ndonjë veprim

Xherxh Laçi në rininë e tij kishte jetuar në Itali dhe kishte 20 vite që jetonte në Shqipëri, megjithatë jetesa atje, nuk i kishte shërbyer të dilte jashtë kornizave radikaliste e të përqafonte civilizimin.

Familjarët e 52-vjeçarit, i kanë gjetur edhe punë Laçit në mënyrë që të kujdesej për familjen e tij, por ai nuk ka pranuar, madje edhe ka debatuar me të atin, me të cilin edhe kishte ndërprerë kontaktet prej kohësh.

U desh ndihma e dajës së fëmijëve, që familja të çlirohej nga dhuna e errësira, e të kthente sytë me shpresë nga drejtësia, pasi deri më tani ishin në mëshirë të fatit.

Megjithatë, prej dy ditësh tre të dhunuarit, ndodhen në një qendër emergjence, në pritje të një vendimi që do vendose mbi fatin e tyre./E.K

Top Channel

Share: