Home KRYESORE Berisha kallëzon në SPAK gjyqtaren, avokati: Kemi kërkuar përjashtimin e saj nga…

Berisha kallëzon në SPAK gjyqtaren, avokati: Kemi kërkuar përjashtimin e saj nga…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një kallëzim në SPAK ndaj gjyqtares së çështjes, për shpërdorim detyre, pasi pretendon se vendimi për ta ndaluar atë të dalë jashtë vendit është anti-kushtetues.

Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj ka deklaruar para gazetarëve se është kërkuar përjashtimin e Irena Gjokës.

“Nga ana e Berishës sot është bërë kallëzim në SPAK ndaj gjyqtares së çështjes, për shpërdorim detyre, sepse vendimi është në shkelje të Kushtetutës. Kemi kërkuar përjashtimin e Irena Gjoka. Gjykimi është ndërprerë për të shqyrtuar këtë kërkesë. Po presim për vendimin e shqyrtimit për përjashtimin e saj. Ne nuk vijmë këtu që të na jepen dy tre orë dhe të lexohen 2 mijë faqe, ne do presim vendimin e gjykatës dhe procesi me njohjen”, deklaroi ai./opinion.al

Share: