Home KRYESORE ” Babai im nuk më la gjë , mund te bëhesh edhe...

” Babai im nuk më la gjë , mund te bëhesh edhe ti si unë”

Nga Irena Beqiraj

Në Janar 1963, Warren Buffett u thotë partnerëve të tij të investimeve. ” burime jo të konfirmuara pretendojnë se kostoja e udhëtimit Kolombit, e cila u mbulua nga Mbreteresha e Spanjës Isabela ishte afërsisht 30,000 dollarë.”

Megjithëse dollari nuk ekzistonte në 1492, thelbi sipas Buffet ishte tjetër kund. A mund që financimi i këtij udhëtimi të konsiderohet “të paktën një përdorim mesatarisht i suksesshëm i kapitalit ? Buffet shpjegon se nëse mbretëresha Isabella do të kishte investuar 30,000 dollarë në diçka që jep 4 përqind interes të përbërë, shuma e investuar deri në vitin 1962 do të ishte rritur në 2 trilion dollarë.

Shumë kush e ka të vështirë te besojë se interesi i përbërë prej 4 për qind i supozuar i Buffett-it ishte i disponueshëm për të pasurit dhe mbretërit e Europës para-industriale. Por Sipas librit të Thomas Piketty, Kapitali në shekullin e njëzet e një (2013), shkalla reale e kthimit të kapitalit, pas taksave dhe humbjeve të kapitalit, ishte 4.5 për qind në shekujt 16 dhe 17, edhe deri në vitin 1913 u rrit nderi në 5 për qind . Piketty po ashtu konfirmon se norma mesatare efektive e kthimit ishte pothuajse 4.3 për qind gjatë pesë shekujve, duke përfshirë edhe rrëniet drastike në kohën e luftrave. Me normat e kthimit te kapitalit ne 5 shekuj, 30,000 dollarë të investuara në 1492 nga Isabela do të vlenin 110 trilion dollarë sot, ose sa pasuria e 50% të banorëve të globit.

Piketty në librin e tij prezanton edhe një shprehje matematikore të famshme “r>g” të cilën njerëzit filluan ta vendosnin në bluza, ku “r” (norma e kthimit të kapitalit) tejkalon “g” (normën e rritjes së ekonomisë në tërësi). Kjo ishte situata që përshkroi pjesën më të madhe të historisë njerëzore, me perjashtim të shekullit të 20-të, kur ritmet e rritjes ekonomike ishin te larta ndërsa kapitali kishte një tendencë për t’u nacionalizuar, konfiskuar ose shndërruar në gërmadha.

Përsa kohë që kapitali shpërndahet në mënyrë më të pabarabartë se të ardhurat nga puna, kur “r>g” shoqëria është e predispozuar të jetë edhe më e pabarabartë, ku pasuria dhe fuqia grumbullohen vazhdimisht në duart të të pasurve edhe trashgimtarëve të tyre .

Kthimi nga kapitali në Shqiperi në këto 30 vjet ka qenë mesatarisht rreth 13.1% , ndërsa rritja mesatare ekonomike 3.9%. Ndërkohë që taksimi i të ardhurave nga puna është progresiv edhe më i lartë se i të ardhurave nga kapitali . Nëse ne kemi filluar ta prekim pabarazinë , ajo do të bëhet e dukshme kur fëmijet tanë të bëhen prindër .

Brezi yne nuk trashëgoi gjë , por pasuria e trashëguar do të jete nje faktor formëzues i shoqërisë që do t’ju trashegojmë fëmijëve tanë. Ajo do të përcaktojë jo vetëm strukturën në klasën e të pasurve , por edhe ato që do te gjenden më poshtë në ultësirën e piramidës së pasurisë, tek klasa e mesme. Me këto rritme te rritjes se kapitalit e cila tejkalon disa herë rritjen ekonomike anemike të vendit fati ekonomik i fëmijëve tane do të percaktohet gjithnjë e më shumë nga fakti nëse ne prindërit e tyre kemi blerë një shtëpi në vendin e duhur në kohën e duhur .

Ndaj nuk vlen me shprehja ” babai im nuk më la gjë , mund të bëhesh edhe ti si unë”

Titulli i origjinalit: Pse nuk vlen me shprehja ” babai im nuk më la gjë , mund te bëhesh edhe ti si unë”

Share: