Home KRYESORE Viti i ri shkollor ne Institutin Kulinar Neranxi

Viti i ri shkollor ne Institutin Kulinar Neranxi

Ne nje kohe kur flitet me shume se nevojitet per legalizimin ose jo te droges dhe prostitucionit ne Shqiperi duke ndikuar drejte per drejte te te rinjte e sotem, ka edhe instrumente te tjere qe u ofrojne te rinjve arsim dhe profesion.

Me 3 tetor fillon viti shkollor ne Insititutin Kulinar Neranxi ku te rinjte mesojne profesione te qenesishme me te cilat ndertojne karrieren dhe te ardhmen e tyre. Biznesmeni i sukseshem Nikollaq Neranxi qe eshte njekohesisht drejtues i ketij institucioni, shkruan ne profilin e tij ne Facebook se puna e ketij institucioni prezanton krenarine e tij duke u ofruar te rinjve mundesi dhe mesim profesianl.

Ja statusi i plote i Nikollaq Neranxt:

“Fillojme vitin e ri shkollor me 3 Tetor! Instituti Kulinar Neranxi eshte krenaria ime! Eshte institucioni i cili ndryshoi mendesine e te rinjve duke i bindur se diplomat fiktive nuk bejne ndryshimin ne jete, profesioni eshte e ardhmja! Dhe sot ne po shtojme klasat dhe laboratoret, sepse ata jane te shumte ne numer dhe ne te perkushtuar per te dhene maksimumin per ta!”

Share: