Home KRYESORE NDRYSHIMI PO VJEN JO NGA PARTIT NË PUSHTET POR NGA VET SHOQERIA...

NDRYSHIMI PO VJEN JO NGA PARTIT NË PUSHTET POR NGA VET SHOQERIA JONË!…

Nga Erion Nikolli

Si të habitur do reagoni nga ky postim me dmth abstrakte! Në rast se i thrasim mendjes, dhe gjithë secili nga ne, i bën pyetje vetes: Ore ku po shkojë unë! Cilin drejtim të marrë? Normal arsyja do na udhëheqe ndergjegjen tonë. Ndonse ne si kombë në keto 32 vite tranzitcion(Demokratik) kemi infektuar ndërgjegjen tonë, duke ndryshuar çipin e ndërgjegjës. E kemi shumë të vështirë të pastrohemi nga ky virusë kancerozë i korrupsionit Politike.

Ne vet jemi fajtorë të shkatrrimit të kodit të moralit. Kushë na detyrojë me dhunë, që ti japim para doktorit? Ndonse Doktori e ka për detyrë ta vizitojë pacientin pa para! Kushë në detyrojë ne, që Profesorit ti japim para në këmbim të një note kaluese, ose edhe një note të mirë! Kushë na detyrojë ne si shoqeri të heshtim, kur një kriminel pagujti Gjygjetarin, dhe Prokurorin për lirin e tijë! Apo të futeshe ne administrat me shuma marramendese, duke paguar Superiorin!

Po për tu futur në listen e Partive Kryesore, për tu bër Kryetar Bashkie, ose Deputet! Shuma që kapshin nga 100000-500000 euro janë paguar nga Bandat kriminale per poste të lartpërmendura. Atehere Çfare presim ne si shoqeri që udhëhiqemi nga një Elite Kriminale Politike? Normaal Korrupsion, zhvatje, grabitje, padrejtësi, varfëri, vdekje të parakohshme e shumë e Shumë pasoja negative nga keqë Qeverisja!

Tani që që gjërat kanë ardhur drejtë fundit, kemi filluar të ndergjegjësohemi. Më në fund po e kuptojmë se së pari duhet të pastrohemi nga ndërgjegjia negative, për të rrënjosur ndergjegjen pozitive. Tani po fillon revolucioni i ndryshimit të konceptit Ndergjegjsor. Kjo ështe pika ku fillon ndryshimi. Shenjat po jepen e një ndryshimit të madhë. Tashmë ky ndryshim nuk ndalon më!…

Share: